-0.3 C
Priština
More

    Mësoni se çfarë është dieta 5:2

    spot_imgspot_img

    Kjo dietë 5:2, e cila për një kohë të shkurtër ka fituar fansa anembanë globit, nënkupton kufizim të konsumimit të kalorive për dy ditë, e pas kësaj për 5 ditë me radhë mund të ushqeheni si zakonisht. Ky lloj i dietës quhet ndryshe edhe si agjërim i ndërprerë.

    Idea kryesore e kësaj diete përshfin reduktimin e kalorive për dy ditë, të cilat i përcaktoni vetë. Kjo do të thotë se dy ditë gjatë javës duhet të hani ushqim me numër ekstremisht të vogël të kalorive, por me vlera të mëdha ushqyese, ndërsa në 5 ditët e mbetura të javës mund t’i hani gjithë ato gjëra që i hani zakonisht. Kjo dietë nuk nënkupton agjërim të plotë, por me kujdes duhet të planifikohet ushqimi në këto dy ditë të javës.

    Dieta 5:2 është bërë e popullarizuar në gusht të vitit 2012, kur është publikuar filmi dokumentar i Michael Mosley, i cili e ka provuar këtë dietë, ka biseduar me ekspertët për benificionet e saj dhe për pesë javë ka arritur të humbasë përafërsisht 6 – 9 kilogramë, plus kësaj edhe fotografia e gjakut i është përmirësuar në mënyrë drastike. Përndryshe dokumentarin e ka publikuar BBC.

    Numra konkret

    Dy ditë “agjërim” gjatë javës nënkupton konsumim jo më shumë se 500 kalori në ditë për femrat dhe 600 kalori për meshkujt, ndërsa mesatarja normale e konumimit të kalorive në ditë duhet të jetë 2000. Kjo do të thotë se gjatë këtyre dy ditëve të “agjërimit”, numrin e kalorive duhet ta zgogëloni për ¼ herë. Do t’ju japim ca shembuj që ta kuptoni më lehtë:

    • Një vezë e zier përmban 77 kalori.
    • Një kanaçe coca-cola përmban 150 kalori.
    • Një banane e madhësisë mesatare përmban 105 kalori.

    Që të arrini me sukses të përballoni ditët e “agjërimit”, më së miri do të ishte t’i ndani kaloritë në mënyrën në vijim:

    • Mëngjesi – 150 kalori
    • Dreka – 100 kalori
    • Darka – 200 kalori
    • Mëngjesi i vonë – 50-100 kalori

    Ndikimi në shëndet

    Një nga gjërat më të mira që ndërlidhet me këtë dietë është ajo që rritjen e hormoneve të cilat shkaktojnë plakjen i shndërron në hormone rigjeneruese, që do të thotë se ato e përmirësojnë trupin tuaj dhe ju bëjnë që të ndiheni më mirë. Ana tjetër e të mirave të kësaj diete është ajo që forca trupore dhe gjendja shëndetsore mbetet e njejtë. Më pak kalori për shumicën e njerëzve do të thotë edhe më pak ushqim i yndyrshëm, e meqë shumica nuk jemi sportistë profesionistë kryesisht nuk kemi kujdesë për numrin e kalorivë që konsumojmë për çdo ditë dhe atë enegji nuk e djegim për çdo ditë, por atë energji e shndërrojmë në yndyrë. Dieta 5:2 promovon më pak kalori gjatë javës dhe më shumë vlera ushqyese gjatë ditëve të “agjërimit”.

    Ky lloj agjërimi nuk do të thotë të jeni të uritur

    Është shumë e rendësishme të theksohet se dy ditë agjërim nuk do të thotë se nuk duhet të hani asgjë tërë ditën. Agjërimi i vërtetët mund të jetë kohë për pastrim fizik dhe mental, por nuk duhet të ndërmirret shpesh, veçanarisht nëse keni ndonjë gjendje medicinale të përcaktuar ose nëse jeni shtatzënë.

    Si çdo dietë tjetër, edhe dieta 5:2 është vetëm një hap drejt trupit të shëndoshë dhe krahas asaj duhet të merrni parasysh edhe ushtrimet e rregullta fizike, konsumimi i sasisë së nevojshme të ujit gjatë ditës, orë të mjaftueshme gjumi dhe heqje dorë nga shprehitë e këqija. Edhepse kjo dietë nënkupton se pas dy ditësh “agjërim”, pesë ditët tjera të javë mund të hani çfarë të dëshironi, këshilla jonë është që prapseprapë për ato pesë ditë të mos kunsumoni ushim të shpejtë dhe me shumë kalori, por në pjatat e juaja më mirë të ketë zgjedhje të lloj-llojshme të ushqimeve.

    Ja disa shembuj se çfarë mund të hani gjatë ditëve të “agjërimit”:

    Mëngjesi

    • Jogurt me përqindje më të vogël të yndyrërave (89 kalori)
    • Banane (90-105 kalori)
    • Vezë e zier (77 kalori)
    • 45 g. drithëra (166 kalori)
    • Portokall (59 kalori)
    • Mollë (53 kalori)
    • Kivi (47 kalori)
    • Një fetë bukë e zezë (74 kalori)
    • Omlet prej të bardhës së dy vezëve (34 kalori)
    • Gurabi orizi me xhem, pa sheqer (45 kalori)
    • Veze e zier me një fetë proshutë (100 kalori)
    • gjysëm portokall i kuq – grapefruit (39 kalori)

    Dreka

    • Selino (7 kalori)
    • Supë me perime (44 kalori)
    • Një lugë krem djathi me më pak yndyrëra (28 kalori)
    • Supë domate në ambalazhë (76 kalori)
    • Një copë salmon i tymosur dhe dy gurabija (48 kalori)
    • 87g lulelakër (23 kalori)
    • Sallatë me peshk ton (175 kalori)
    •  Supë me karrota dhe lente (87 kalori)
    • 1 domate qershi (4 kalori)

    Darka

    • Gjoks pule (162 kalori)
    • kuskus (176 kalori)
    • Filete peshku në salcë majdanozi (101 kalori)
    • Domate e fërguar (18 kalori)
    • 38 g. bizele (38 kalori)
    • 50g. karkaleca të fërguar (40 kalori)
    • 10 cope shparga (asparagus) (50 kalori)
    • Spec i fërguar (30 kalori)
    • 38 g. djath feta (100 kalori)
    • 100 g. oriz (135 kalori)
    • Gjysëm filete salmon (185 kalori)

    Para se të vendosni për këtë lloj diete, patjetër konsultohuni me mjekun tuaj.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...