Të ngacmoni vajzën tuaj për përfundimin e detyrave të shtëpisë, mund të mos i pëlqejë asaj për momentin, por ajo me siguri do të ju falënderojë më vonë në jetë. Sipas një studimi të kryer nga Univerziteti i Essex në Angli, thuhet se fëmijët që nxiten apo bezdisen rregullisht na nënat e tyre, pa dyshim bëhen më të suksesshëm se sa ata fëmijë që nxiten më pak.
Nga viti 2004 deri në vitin 2010, hulumtuesit kanë ndjekur jetën e 15.500 vajzave adoleshente, të moshës 13 dhe 14, dhe zbuluan se vajzat që rriten nga nënat të cilat vendosin standarde të larta mbi jetën e tyre, kishin më shumë gjasa për të shkuar në kolegj dhe të fitojnë paga më të larta.
Një përparësi tjetër të jesh super nënë: gjithashtu, këto vajza kishin më pak gjasa të ngelnin shtatzënë gjatë adoleshencës. Pra, arrijmë në konkludimin se të jesh paksa e rreptë në edukim dhe bezdisëse për kryerjen e obligimeve nuk është edhe aq keq, apo jo? Të paktën, këtë mund të ua shpjegoni vajzave tuaja kur nuk dëshirojnë ti bëjnë detyrat dhe ti kryejnë angazhimet tjera./kosovarja.ch/