Ky truk i mirë është edhe mënyrë e shkëlqyer të provoni se si do të dukeshit me flokë të shkurtra
Dukesha Kate Middleton ka paraqitur një frizurë të re, e cila këtë sezonë është shumë e popullarizuar mes zonjave të famshme, kështu që nuk mund ta dimë se cila vajzë e famshme i ka rrezistuar.
Bëhet fjalë për frizurë të imazhit të rremë e cila ka për qëllim të mashtrojë rrethin sikur i keni shkurtuar flokët deri në supe edhe pse ju vetëm i keni fshehur mirë.
Ky truk i mirë është edhe mënyrë e shkëlqyer të provoni se si do të dukeshit me flokë të shkurtra, kurse përveç Kate, së fundmi edhe Blake Lively ka provuar se si do të dukej sikur flokët e saj të gjata, bjonde ti shkurtojë në stilin e popullarizuar “lob”.
E kujtojmë edhe Emily Ratajkowski e cila ka shëtitur nëpër tapetin e kuq me flokë më të shkurtra dhe të gjithë pyetnin se a ka vendosur joshësja e popullarizuar që flokët e saj të kafta t’i shkurtojë deri në supe. Mirëpo, vetëm i ka fshehur me mjeshtri dhe është shërbyer me “imazhin e rremë”, i cili i përshtatet në mënyrë perfekte.
Provoni, pse jo? Nuk humbisni asgjë!/kosovarja.ch/