6.7 C
Priština
More

    Kujdes vajza: Taket e larta deformojnë gishtërinjtë!

    spot_imgspot_img

    Edhe përkundër pakëndshmërive dhe dhimbjeve, shumë femra nuk duan të heqin dorë nga mbajtja e takeve të larta. Edhepse në këmbën e femrës duken bukur, e trupit i japin tërheqje të veçantë, mosndarja nga taket e larta mund të jetë dukshëm e dëmshme për shëndetin.

    Mund të shfaqen dhimbje në këmbë, gjunjë (bile edhe osteoartritis), fascia e shputës (gjemb në shputë) dhe deformimi i gishtërinjëve të këmbëve. Ekspertët britanikë të Universitetit John Moores kan ardhur në përfundim se si mbajtja e takeve të larta deri në dhjetë centimetra mund të shkaktojë presion deri në tre atmosfera, e bile edhe më shumë se kaq në gishtërinjë.

    Me kohë, mesiguri do të shfaqen dhimbje në shputa, e cilat quhen fascia plantare ose gjembi i shputave. Kjo është sëmundje e pjesës së poshtme të eshtrave të këmbës, e cila krijohet për shkak të dëmtimit të fascias plantare, ndërsa sjell deri tek plasja e pjesërishme ose e tërësishme e nyjeve të saj lidhëse. Vetë fascia plantare është ligament i gjërë i vili shtrihet në pjesën e poshtme të këmbës – nga eshtrat e shputës deri tek gishtërinjtë.

    “Në mënyrë që të parandaloni deformimin e gishtërinjëve të këmbëve, nuk duhet me patjetër tërësisht të hiqni dorë nga mbajtja e takeve të larta, por femrat duhet ta kufizojnë kohën që e kalojnë duke mbajtur këpucë me take të tilla. Ju këshillojmë që të mbani këpucë të rehatshme kur udhëtoni ose kur jeni rrugës për të shkuar në ndonjë aheng. Ndërroni këto këpucë me këpucët me take të larta në momentin që arrini tek vendi ku mbahet ahengu”, këshillon dr. Tzvi Bar-David, pediatër në qendrën medicinale në Universitetin Columbia.

    Si të zgjedhni: take seksi apo atlete të rrafshta?

    Kur bleni këpucë, kushtoni vëmendje hapsirës për gishtërinjët – ato nuk guxojnë të jenë të shtypur. Përparësi i jepni platformës, e jo takes së hollë e cila nuk do ta ndajë njësoj ngarkesën dhe nuk do ta mbështesë mirë harkun e këmbës.

    Nëse pasioni juaj për taket përsëri ka lënë gjyrmë në gishtërinjtë e këmbëve tuaja dhe ato i ka bërë të jenë të kthyer njëri kah tjetri, shfrytëzoni nënshtresa për këmbë ose ndarëse për gishtërinjë, të cilat mund t’i bleni në shumë dyqane.

    Që të jeni e sigurtë se juve nuk ju nevoitet operacioni, vizitoni mjekun tuaj. Ndoshta është i nevojshme drejtimi i eshtrave të gishtërinjëve, ndërsa shërmimi mund të zgjasë disa javë. “Personat me dijabet duhet të jenë veçanarisht të kujdesshëm, sepse deformimi i gishtërinjëve mund të shkaktojë ndezje dhe probleme tjera”, këshillon dr. Bar-David. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...