6.7 C
Priština
More

    Kur duhet të filloni ti mësoni fëmijët tuaj për paranë?

    spot_imgspot_img

    Ne shqetësohemi për ti mësuar fëmijët tanë si të hanë perimet, si të sillen mirë dhe shumë gjëra tjera. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme, të domosdoshme për prindërit të cilët përpiqen që të bëjnë gjënë e duhur.

    Por, paraja është një temë tjetër diskutabile të cilën e lëmë qëllimisht për ta diskutuar më vonë, por ajo vërtetë është e pakapërcyeshme. Megjithatë, është ndoshta një nga gjërat më të rëndësishme që ne mund ti mësojmë fëmijët tanë nëqoftëse duam që ata të kenë një jetë të mirë.

    Sa prej jush e keni menduar se fëmija juaj nuk e kupton që kur kërkon Xbox duhet të menaxhoni mirë buxhetin mujor për ta arrirë atë? Apo kur i jepni nga një qindarkë për ta future në shportë, nuk është qëllimi për ta gëzuar në atë moment por të siguruar diçka më shumë dhe më mirë për të ardhmen e tij.

    Pra, kur ta filloni këtë bisedë? Dhe më e vështira, si t’ia filloni?

    Kur?

    “Fëmijët tuaj do të fillojnë të flasin për të paratë para se ju të filloni të flisni me ta në lidhje me to”, thotë Ron Lieber, autor i shumë librave dhe columnist financiar në New York Times. E tërë biseda fillon me për Lieber dhe familjen e tij, konkretisht kur vajza e tij kishte vënë re tek disa njerëzit që kishin bodrum, me shumë lodra në të. Ndërsa ata jetonin në një apartament.

    Juve ju duhet të përpiqeni ti shpjegoni se pse një shtëpi në periferi me bodrum mund të kushtojë shumë më tepër se një apartament diku në qytet.

    Lieber thekson që mos të përpiqen prindërit se fëmijët e tyre do të mësojnë rreth të hollave në shkollë. Është e rëndësishme që ta dini limitin e të hollave dhe ti kapni frenat, sepse ka lidhje mes të folurit për të holla dhe të mësosh për vlerën e saj.

    Koha më e mirë për të filluar ti flisni rreth të hollave, sugjeron ai, është pas vizitës së parë tek dentist. Fëmijët e kuptojnë se paraja është e tyre por ende nuk e kanë në duar, ky është Shansi juaj për të diskutuar rreth parave, konkretisht rreth ruajtjes apo kursimit të të hollave, shpenzimit dhe dhënies.

     

    Si?

    Deborah Gilboa, mjeke familjare në Pittsburgh e cila fokusohet në prindërim dhe zhvillimin e të rinjve, thotë se ka biseduar me djemtë e saj në lidhje me paratë kur ata kishin filluar të pyesnin për gjëra (si p.sh. lindja?)

    Esenca është tu tregoni fëmijëve atë çfarë në të vërtetë ndodhë. Është mirë që ndonjëherë në vend të kartelave elektronike të paguajmë me të holla në duar për t’ju treguar fëmijëve se duhet të shkëmbjemë të hollat për të fituar sende të caktuara.

    Por, në fakt, ata nuk do arrijnë të kuptojnë vlerën e parave realisht derisa nuk kanë ndonjë të hollë vet dhe derisa nuk e harxhojnë dhe zhgënjehen pas zhdukjes së tyre.

    Gilboa dhe Lieber zbatojnë rregullin duke iu dhënë ndihmë fëmijëve të tyre qysh në moshë të re- duke i mbajtur të hollat në tri kavanoza: njëri për të ruajtur, tjetri për të shpenzuar dhe i fundit për të dhuruar.

    Lieber thekson se nëse arrijmë të kursejmë së paku 10% dhe kemi të holla për bamirësi, jemi në gjendje të përfaqësojmë vlerat që duam për tia ngulitur fëmijëve tanë. Kavanozi i të dhuruarit tregon bujarinë, kavanozi i shpenzimit tregon modestinë dhe maturinë, ndërsa ai i kursimit tregon kënaqësinë e mëvonshme.

    “Jepuni atyre pak të holla, sipas sistemit tuaj të vlerave” dhe mësoni ata të dhurojnë një pjesë të të hollave, si p.sh. tregojuni për bamirësi apo dicka tjetër ku fëmija juaj mund të bëhet produktiv. Përdoreni këtë kohë për tu mësuar atyre vetëm të mira.

    Por, lejoni ndonjëherë të harxhojnë të holla edhe në gjëra të parëndësishme, lërini që të qajnë kur të kuptojnë se kanë harxhuar para në dicka pavlerë.

    Është mirë kur ata gabojnë në vegjëli në lidhje me paratë dhe kjo u vie si mësim për të menaxhuar ato në të ardhmen.

    Tentoni ti mësoni fëmijët tuaj nga një aspekt tjetër më i madh – jo vetëm në rritjen e kursimeve, këshillon Lieber. Vendimi i parë për fëmijët tuaj nuk duhet të jetë zgjedhja e një kolegji. Ndihmoni ata që të parafytyrojnë se nga vjen paraja, ku harxhohet dhe si të investohet më mirë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...