Të jesh kaçurrelse është një prej gjërave më të bukura dhe më komplekse që një vajzë mund të ketë në të njëjtën kohë. Asnjë kacurrelse nuk është e njëjtë, ato ndryshojnë nga njera- tjetra, qoftë nga forma, stili apo ngjyra. Të gjitha vajzat janë të magjepsura mbas kacurrelave, edhe ato që nuk i kanë e kanë gjetur një zgjidhje personale si t’i kthejnë flokët e tyre në kacurrela.
Maska, produkte të shtrenjta, stilime apo aksesorët janë disa prej detajeve më të rëndësishme që u nevojiten kacurrelave, kujdesi ndaj tyre është i domosdoshëm dhe jep rezultate të mrekullueshme. Flokët me kaçurrela janë të veçantë, përherë komentohet si të bukura, por vajzave që i kanë kacurrelat u drejtohen disa pyetje dhe shprehje që i kanë lodhur dhe i kanë mërzitur duke i dëgjuar gjatë gjithë kohës.
Ja cilat janë ato shprehje që i drejtohen një vajze kaçurrelse.
1. Sa herë në javë i lan flokët?
2. Ke lindur kaçurrelse apo i stilon vetë kështu?
3. A i drejton shpesh flokët?
4. Duhet të kesh patjetër dikë në familje me kaçurrela, që t’i kesh flokët kështu si ty?
5. A lodhesh shumë kur i drejton flokët?
6. Çfarë produktesh përdor për kaçurrelat?
7. Edhe unë i kam kaçurrelat si ty, vetëm se i drejtoj shpesh.