-3.8 C
Priština
More

    Prindër kujdes! – Një dietë e rrezikshme është shpërndarë tek tinejxherët…

    spot_imgspot_img

    Dieta e re e tinejxherëve ka marrë vëmendje të madhe dhe po merakos shumë prindër. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën dietë me toptha pambuku.

    Informacionet për këtë, mund të themi lirisht dijet brutale, kanë përfshirë gjitha rrjetet sociale, ndërsa udhëzimet mund të gjinden në Youtube. Ekspertët paralajmërojnë prindërit që të kenë vëmendje, sepse kjo dietë është ekstremist e rrezikshme për shëndetin.

    Më të prirë për këtë janë tinejxherët, që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që të fitojnë figurën ideale për një kohë të shkurtër.

    Dieta e rrezikshme me toptha të pambukut

    Tinejxherët zhysin topthet e vatës në lëng portokalli apo limoni dhe i përpijnë. Thuhet që këto toptha hapen në stomak dhe në këtë mënyrë nuk ndjen uri, dhe kështu hanë më pak gjatë ditës dhe nuk ndjejnë uri. Dhe kjo është thelbi i dietës – me ndikim të ngjashëm të ilaçeve kundër apetitit.

    Ndërkaq, edhe vet mund të vini në përfundim që bëhet fjalë për praktikë shumë të rrezikshme, për të cilën kanë thënë edhe punonjësit mjekësorë. Shumica e topthave të vatës (mbushjes së pambukut), bëhen nga materiali sintetik, të zbardhuar me poliester e të mbushur me kimikale të dëmshme e të rrezikshme.

    Kjo do të ishte njëlloj si të merrni një copë këmishe dhe ta fusni në lëng, e ta përpini. E neveritshme dhe shumë e rrezikshme, theksojnë ekspertët.

    Por edhe të përpini një topth organik të pastër, njëlloj mund të jetë i dëmshëm. Përpirja e çfarëdo materiali, i materialeve të papërpunuara ju sjell deri tek formimi i bezoareve,  (të mos tretjes së ushqimit dhe materialit), që mund të jenë të dëmshme për jetë. Ato formohen dhe mbesin në zorrën e trashë. Bezoari formohet kur dikush përpin rastësisht flokun apo diçka ngjashëm, ndërsa këto toptha mund të formojnë edhe probleme më të rrezikshme dhe nëse nuk zbulohen me kohë ju duhet të shtriheni në sallë të operacionit.

    Nutricionistët mendojnë që kjo është lojë e ruletit rus me shëndetin, ndërsa mund të vijë deri tek uritja e tek shumë probleme tjera me shëndetin

    Çregullimet dhe paralajmërimet

    Këtë në asnjë mënyrë nuk duhet ta shihni si dietë. Bëhet fjalë për një çrregullim. E njëjtë si me pacientët që nga dëshira e madhe për t’u dobësuar hanë letër e glinë që mos të ndjejnë urinë. Disa ekspertë mendojnë që njerëzit e teprojnë me dieta të cilat mund të karakterizohen si probleme psikike dhe në këtë mënyrë duhet të shërohen. Duhet ta keni në mendje që vetëvrasja më së shpeshti mund të vijë tek ata që janë të sëmurë nga anoreksia.

    Miliona njerëz vuajnë nga ndonjë rregullim i lidhur me dukjen e tyre apo ushqimin. Prindërit duhet veçanërisht të kenë vëmendjen në këtë dhe të shikojnë se a hanë fëmijët e tyre dhe çfarë qëndrimesh kanë për ushqim, a janë të pa lumtur me dukjen e tyre, dhe a janë në ndonjë dijet të rrezikshme.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...