3.7 C
Priština
More

    Automekaniku e shpiku mjetin për lindje më të lehtë (VIDEO)

    spot_imgspot_img

    Horhe Odon këtë mjet prototipe ka shpikur në kuzhinën e vet, me ndihmën e bokallit të xhamit, kukullës së vajzës dhe qeses plastike me doreza të thurura. Një kompani amerikane e teknologjisë medicinave ia kanë ofruar licencën për prodhim.

    Horhe Odon, 59 vjecar automekanik nga Argjentina, e ka shpikur mjetin e cila mund të përkufizojë historinë e medicinës. Mbulimi me qese plastike në kokën e bebes që t’ia shpëtojë jetën mund të duket kontradiktore, por kjo është bash ajo që Odon e rekomandon nga mendja e vet.

    Do të thotë mjeti “Odon”ndihmon në nxjerrjen e bebes e cila ka ngecur në kanalet e lindjes. E gjitha që mamia duhet të bëjë është që bebes t’i fus qesen në kokë, më pas ta fryj dhe ta fus dorën në te që i posalinduri të dal.
    Odon ka thënë që deri tek kjo ide ka ardhur duke shikuar në Youtube incizime se si ta heq pampurin nga shishja.
    Sipas New York Times, gjinekologët dhe mamitë kanë vetëm fjalë lëvdate për mjetin e Odeonit.

    Kjo është shumë mbresëlënëse dhe me vite nuk ka pasur asnjë përparim në këtë aspekt- ka thënë dr. Mario Merialdi, koordinatori kryesor për përparim të shëndetit paranatal në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

    Shpikjen e tij ia ka paraqitur OBSH-së, ku edhe është shfaqur interesimi i madh. Një kompani amerikane e medicinës teknologjike menjëherë i ka ofruar licencën për prodhim. Mjekët mendojnë që shpikja e Odonit mund të shpëtojë shumë bebe në vendet në zhvillim, si dhe të zvogëlojnë numrin e lindjeve cezariane në botë.

    Në botë ka rreth 137 milion të lindur në vit, nga ata rreth 10 për qind me komplikime të vështira. Më shumë se pesë milion dhe afro 260.000 femra vdesin në lindje.

    Ndalimi i kontraksionit dhe ngujimi i bebes në kanalin e lindjes më së shpeshti është shkak i këtyre kompilimeve. Në vendet e zhvilluara, mjektë zakonisht nënën e hedhin menjëherë në tavolinën e operacionit, por në vendet e varfra Plani B nuk ekziston.

    Ngujimin e bebes mamitë sot e nxjerrin me ndihmën e forsepit apo ekstraktonit vakum, por tek këto metoda gjithmonë ekziston rreziku i lëndimit.

    ‘Qesja’ e Odonit është testuar në rastin e tridhjetë argjentinaseve. Tridhjetëvjecarja Lusiana Vale ka qenë e mahnitur: Bebeja e saj ka qenë e rëndë 9 kilogram në lindje dhe qesja ‘vërtet i ka ndihmuar’
    Më pas kjo është testuar edhe në Kinë, Indi dhe në Afrikën Jugore.

    Foto: YouTube

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...