1.7 C
Priština
More

    Vetëm për gjumashe: Këshilla të vogla për zgjim të shpejtë

    spot_imgspot_img

    Nëse jeni gjumashe dhe asgjë më shumë nuk urreni sesa tingullin e alarmit në mëngjes, atëherë këto janë disa këshilla ‚të gatuara‘ për ju.

    Zgjimi! Vikendi i zgjatur festiv ka mbaruar dhe sot kthehemi në detyrat tona të punës. Ja se si të zgjoheni lehtë dhe plot elan për pjesën e mbetur të punës.

    Në krevat shkoni me kohë

    Nëse në gjumë shkoni çdo ditë në të njëjtën kohë, pas një kohe do të ju bëhet shumë më e lehtë për tu zgjuar kur duhet. Trupi juaj e do një ritëm, andaj mbajeni një orar të caktuar edhe kur është në pyetje gjumi. Mundohuni të flini të paktën 7 orë që të keni energji për aktivitetet e përditshme.

    Pushoni sytë

    Do të ishte mirë të fitoni shprehinë që të paktën gjysmë ore para se shkoni në krevat të fikni kompjuterin, televizorin apo të ndalni smart phonin tuaj. Gjithashtu, shmangni dritat e forta, se kjo paraqet pengesë për trurin tuaj. Para gjumit lexoni libër.

    Shmangi alkoolin edhe kafen

    Edhe pse njerëzit besojnë se një pije apo dy ju fut në gjumë, konsumimi i alkoolit, si dhe i kafes apo çajit të zi, nuk do ju lë të flini, ndërsa mund të ju çrregullojë edhe ëndrrat e qeta. Kohë pas kohe mund të pini një pije, por sasitë më të mëdha duhet ti shmangni. Që të relaksoheni, pini një gotë qumësht të nxehtë apo çaj bimorë.

    Ushtroni

    Lodhja fizike është mënyra më e mirë që trupi juaj të përgatitet për gjumë. Kujdesuni që të ushtroni një orë apo dy para gjumi. Njëlloj, nuk është keq nëse e doni vrapin apo gjimnastikën e mëngjesit.

    Bëni dush

    Dushi është mënyra më e mirë të filloni ditën. Në këtë mënyrë aktivizoni sistemin nervor, ndërsa gjatë gjithë ditës jeni plot energji. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...