Të qenët pjesë e familjes mbretërore, do të thotë të jetosh sipas rregullave e protokollit mbretëror, sipas “ një kushtetute” e cila të dikton se çfarë duhet të bësh e çfarë jo! Në Living kemi postuar rregulla nga më të çudtishmet dhe një prej tyre ka qenë që të gjitha femrat e familjes mbretërore duhet t’i lyejnë thonjtë vetëm me një manikyr, atë të preferuarin e Mbretëreshës!
Nga fotografitë e shkrepura gjatë eventeve të ndryshme është vënë re që të gjitha e respektojnë këtë rregull, por kur ka ardhur puna tek duart e Kate Middleton, fotografët dhe gazetarët e revistave rozë kanë qendruar më gjatë, sepse leukoplastët që ajo mban prej kohësh, përbëjnë lajm !
Nëse do të keni qenë të vëmendshëm, do të keni vënë re që dukesha mban shpesh në duar leukoplastë dhe në portalet e huaja po qarkullon lajmi se ajo vuan nga bulimia! Të jetë vallë kjo arsyeje përse Kate mban shumë shpesh leukoplaste në gishta?
Ju mund të pyesni se si mund ta provojë një leukoplast në gisht që ajo është bulimike dhe përgjigjien e jep Dr Stuart Fischer për Hollywood Gossip! Ai shpjegon se është një praktikë e zakonshme për njerëzit që vuajnë nga bulimia të presin gishtat, për të mos mundur t’i fusin në gojë dhe provokuar të vjella. Sipas tij, është jashtëzakonisht e pamundur që ajo të lëndohet vazhdimisht, kur Kate as nuk gatuan dhe as nuk ka kafshë shtëpiake që ta gërricin.
Si një mjek Dr. Fischer e di se sa problem serioz mund të jetë bulimia dhe ndër vite eksperiencë, ka kuptuar se kjo është ndër format më të rrezikshme dhe të dëmshme për të humbur peshë.