Qelizat imunitare kundër etheve të gjëndrave mund të jenë shumë të rëndësishme në trajtimin e sklerozës multiple.
24 pacientëve me sklerozë multiple iu transplantuan qeliza që shënjestronin virusin prapa etheve të gjëndrave.
Skanimet e trurit sugjeronin se progresi i sklerozës ishte ngadalësuar, e madje te disa ishte ndalë krejtësisht.
Pacientët të cilët patën rezultate të suksesshme mund të ecnin me më pak dhimbje dhe t’i kryenin shumë aktivitete më lehtë se më parë.
Shkencëtarët amerikanë të cilët e kanë bërë këtë hulumtim e kanë pranuar se hulumtimi është i vogël, dhe nuk e përjashtojnë mundësinë e efektit të placebos.