-2.4 C
Priština
More

    Komunikimi prenatal – çka dëgjon foshnja para lindjes

    spot_imgspot_img

    Tentimet e komunikimit gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë pozitivisht në fryt.

    Rezultatet e hulumtimeve për komunikimin e parë mes nënës dhe foshnjës të cilët viteve të 80-ta i kanë bërë De Casper dhe Fifer kanë treguar se foshnjat që kineme pak se 4 ditë mund ta dallojnë zërin e nënës së saj nga zërat e panjohura të personave tjerë. Kjo shpjegohet me atë se foshnjat i dalllojnë nënat e tyre në bazë të zërit edhe kur janë akoma në bark. Shqisat e prekjes të foshnjës, dëgjimit apo lëvizjeve janë mjaft të zhvilluara qysh në barkun e nënës që mundëson komunikimin dhe stimulimin e foshnjes para lindjes. Përmes ultra zërit mjekët kanë zbuluar shumë informata për sjelljen e foshnjes së palindur, dhe kanë kuptuar se sa ngacmimet dhe tentimi i komunikimit gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë pozitivisht në fryt.

    Komunikimi me foshnjen në bark

    Gjatë kohë nuk është ditur se foshnja ka dëgjimin e zhvilluar qysh në stomakun e nënës. Hulumtimet kanë treguar se qysh në javën e 19-të foshnja fillon të dëgjojë zëra, kurse kah fundi i muajit të 6-të, kur përfundon zhvillimi i veshit, dëgjon gjithçka që ndodhë rreth saj. Atëherë i dallon të rrahurat e zemrës së nënës, dëgjon zërat e tretjes apo rrjedhës së gjakut. Por, fillon ti dallojë edhe tonet e jashtme. Për foshnjen është i dobishëm çdo ngacmim që ofron rrethi, këto janë zërat e trupit të nënës (të rrahurit e zemrës, puna e lukthit), tonet e jashtme siç janë zërat apo muzika, pastaj vibrimet, luhatjet gjatë lëvizjes së nënës, ngacmimi fizik me prekje të stomakut. Të gjitha këto ngacmime ndodhin gjatë aktivitetit të përditshëm të nënës.

    Llogaritet se vërtetë sasia e ngacmimeve në tremujorshin e fundit ka ndikim të madh në qëndrimin aktiv të foshnjës në stomak, përshtatjen më të shpejtë dhe të lehtë ndaj botës së jashtme pas lindjes, si dhe zhvillimi më i shpejtë pas lindjes.

    Përparësitë e komunikimit prenatal për foshnjen

    Nënat të cilat komunikojnë me foshnjen e saj para lindjes, mund të shpresojnë se fëmijët do të bëhen fiziologjikisht më të pjekur dhe më të avancuar, se do ti përshtaten më lehtë jetës jashtë stomakut, si dhe të sëmuren më pak. Këto foshnja pas lindjes gjithashtu qajnë më pak, ushqehen më mirë dhe flejnë, më shpejtë i zhvillojnë aftësitë gjuhësore, kurse tregojnë edhe prirje ndaj muzikës. Shtatzënat shpesh pyesin se si vërtetë të komunikojnë me foshnjen e palindur? Përgjigja është: këndoni foshnjes, bisedoni me të, ndëgjoni muzikën tuaj të preferuar të gjallë apo të qetë dhe kështu përzgjedhni zërin e ninullës së ardhshme.

    Ekzistojnë teori se foshnjet më tepër e pëlqejnë Mocartin apo muzikën klasike në përgjithësi se sa për shembull muzikën rock. Llogaritet se kjo ka lidhje me faktin se foshnjat reagojnë shumë mirë ndaj muzikës e cila ka ritëm 72 taktëshe në minute po aq sa thjeshtë rrahë zemra e nënës. Muzika e shpejtë foshnjat i bën nervoze.

    Për foshnjen është përvojë e veçantë ritmi i ecjes së nënës dhe ritmi i zemrës së saj. Foshnja ndjen kur nëna është e shqetësuar dhe kur ecë sepse kjo luhatje më vonë në jetë është një nga mënyrat që beben më së tepërmi e qetëson. Kopja më e besueshme e luhatjes në barkun e nënës është kolovajza (luhatësja).

    Mami, jam këtu

    Nga muaji i gjashtë foshnja përmes hormoneve i ndan emocionet me të ëmën të lidhura me gjendje të caktuara. Kur e ëma është në gjendje stresi, fryti është më aktiv. Nëse është më gjatë e nënshtresuar stresit, aktiviteti i foshnjes mund të jetë edhe 10 herë më i madh nga normalja. Pra, përveç ushqimit të shëndetshëm të cilës i kushtohet më tepër kujdes gjatë shtatzënisë, nënat e ardhshme duhet të jenë të ndërgjegjshme se edhe me mendimet e tyre ndikojnë në foshnjen e palindur akoma.

    Ndjenjat e nënës dhe disponimet janë, përveç me hormone, të lidhura edhe me neurotransmetuesit, të cilët përmes rrjedhës së gjakut dhe placentës arrijnë në tru të fetusit. Neurotransmetuesit ndikojnë në enët e gjakut, ashtuqë stresi në këtë rast mund të shkaktojë rrjedhë më të dobët të gjërave ushqyese tëcilat përmes gjakut arrinë deri te placenta. Neurotransmiterët ndikojnë direct në trurin e frytit , dhe me vet këtë edhe me disponimin e tij, e cila përmes tyre bartet nga nëna në foshnje.

    Me shtatzëninë e tyre grate këtë gjendje të re e përjetojnë në tremujorshin e parë. Në tremujorshin e dytë të shtatzënisë zhvillohet ndërgjegja te grate se foshnja që e bart është disi e veçantë, kurse me këtë ndikojnë në shqisat që i shkaktojnë lëvizjet e foshnjes. Tremujorshi i tretë mund të llogaritet si fazë e pregatitjeve konkrete për pranimin e foshnjes dhe lindjen e saj./gruaja-sod.com/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...