Nëse ka diçka që mund t’i shkojë më shumë se çdo ngjyrë tjetër, ajo është, pa asnjë dyshim, e bardha. Një bruneje të pastër dhe të ëmbël, çfarë më shumë se një fustan i bardhë do t’i falte profilin e një princeshe përrallash?
Një tjetër e ftuar speciale e Class Fashion Show, që i mahniti të gjithë në sfilatën e mbrëmjes së sotme ishte Miss-i i njohur nga Kosova. Fustanet e nusërisë, nga brandet ndërkombëtare, janë prezantuar nga një grup modelesh të njohura, mes të cilave spikati edhe Agnesa.
Një zgjedhje e pazakontë e fustaneve që kanë dominuar sezonin i rri për shtat bukuroshes nga Kosove, e cila, duke i shtuar pamjes edhe aksesorin e saj të përhershëm – buzëqeshjen, nuk lë më dyshime për ngjashmërinë me princeshën e përrallave.
Nga jeta private e Agnesës nuk kemi mësuar ende asgjë të re, por thonë se nuri i fustanit të bardhë e sjell shpejt edhe martesën e vërtetë. Qoftë kështu në këtë rast!