1.7 C
Priština
More

    Lufta në Ukrainë rikthen ‘doomscrolling’ – Çfarë është?

    spot_imgspot_img

    Lufta në Ukrainë ka krijuar një kompleksitet të trurit për këdo që përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh. Tani “doomscrolling” është rikthyer në mënyra që nuk janë parë që nga fillimi i pandemisë. Doomscrolling është term i ri që i referohet tendencës për të vazhduar lundrimin në internet nëpër lajme të këqija, edhe pse ato janë trishtuese, dëshpëruese ose depresionuese.

    Ekspertët e shëndetit mendor po paralajmërojnë se angazhimi i njerëzve në këto ngjarje ka një kosto për sa i përket ankthit që nuk duhet të injorohet. Paul Salkovskis, profesor i psikologjisë klinike në Universitetin e Oksfordit, i cili punoi me masat për të ndihmuar njerëzit të përballen me ankthin e shkaktuar nga Covid, tha: „Është e qartë se ka disa njerëz që janë në ankth, të cilët do të jenë dukshëm më të shqetësuar, siç ndodhi me Covid – ne pamë një rritje të madhe të disa nënllojeve të ankthit. Do të ketë disa të tilla me këtë situatë, por nuk mendoj se do të jetë përgjigjja dominuese.”

    Pasiguria luan një rol të rëndësishëm, tha ai, dhe është pjesë e arsyeve të sjelljeve të ndryshme, si nxitja për të kuptuar natyrën e kërcënimit – sa e mundshme është, cilat mund të jenë pasojat, si mund të përballemi dhe cilët mund të jenë në gjendje të ndihmojnë.

    Profesoresha Barbara Sahakian, nga Departamenti i Psikiatrisë në Universitetin e Cambridge-it, tha për Guardian se shumë njerëz ishin përballur me stres kronik që nga fillimi i kufizimeve të pandemisë që përbënte kërcënim për jetën. „Tani ka kërcënime për sigurinë europiane dhe globale,“ tha ajo. “Dikujt mund t’i duket se nuk ka më asnjë lajm të mirë. Kjo, natyrisht, nuk është e vërtetë, por është e rëndësishme që njerëzit të mos kalojnë kohë duke lexuar pafund lajme të tilla, por në vend të kësaj të marrin në kontroll situatën.”

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...