5.5 C
Priština
More

    Ca rregulla të kota rreth seksit dhe lidhjes që duhet t’i fshini nga mendja sapo t’i lexoni

    spot_imgspot_img
    Hiq dorë nga klishetë!
    Të vendosesh në role specifike, të bën të humbasësh zërin e brendshëm. Ndaj jepi fund sfilitjes së gjatë, që nis me fjali të tipit: “duhet të jem, duhet të bëj, në moshën time është koha për…“Rregullat i vendos ti në bazë të asaj çka konsideron të rëndësishme ose jo.
    „Bashkëjetesa është varri i dashurisë“

    Martesa apo bashkëjetesa janë një provë shumë e fortë për marrëdhëniet në çift, por nuk është e thënë që e dëmtojnë. Duhet të jeni të sinqertë me veten dhe partnerin mbi arsyet se pse duhet ta bëni këtë hap të madh. Kursimi mbi shpenzimet apo qëndrimi prej shumë vitesh bashkë nuk janë arsye të vlefshme për martesën sot. Hapi i parë që duhet bërë dhe sqaruar është angazhimi që të dyja palët ndërmarrin duke projektuar të ardhmen së bashku. Qëllimi duhet të jetë i njëjtë!

    „Burri i një nate nuk është ai i jetës“

    Një studim i fundit tregon se shumë raporte të qëndrueshme kanë nisur krejt rastësisht, thjesht si një natë seksi. Ndaj tashmë rregulli se nuk mund të bësh seks pa qenë çift, prej kohësh është thyer. Edhe pse, sigurisht, që një lidhje fizike të kthehet në diçka më shumë se një natë, rëndësi ka njohja dhe frekuentimi jashtë dhomës së gjumit.
    „Seksi i mirë është gjithmonë spontan.“

    Sipas seksologëve, seksi spontan është një mit. Në fakt, në ditët e sotme, mes punës, fëmijëve dhe dhjetra shqetësimeve e streseve të tjera, një natë e nxehtë në shtrat mund të jetë vetëm ajo e organizuar mirë dhe më herët. Të blesh ndonjë të brendshme të re dhe seksi, të depilohesh dhe të shkosh në ndonjë restorant të mirë; kjo është ta programosh sot seksin. Dhe kjo e fundit është akoma dhe më e nevojshme në raportet e gjata.

    „Mos shko kurrë në shtrat me nerva.“

    Një tjetër mit që duhet hedhur tutje!  Së pari sepse të mos e qartësosh situatën që në fillim do të thotë mbartje e problemit, së dyti shkaku i sherrit mund të duket më pak dramatik me lindjen e një dite të re.

    „Mos flisni për para deri në martesë!“

    Ja që jo! Mund të jetë pak ose aspak romantike, por paratë janë një pjesë mjaft e rëndësishme e jetës sonë, ndaj është mirë të diskutohet mbi to, edhe pse nuk ndani të njëjtën llogari bankare. Nuk bëhet fjalë për ndërhyrje nga ana juaj apo e tij, por të pyesni nëse në të ardhmen jeni të gatshëm t’i bashkoni të ardhurat apo shpenzimet është një mënyrë e mirë për të evituar surpriza jo fort të mira më tutje. Herët a vonë do t’ju duhet ta bëni.

    Burimi: Huffington Post

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...