Trajtimi me akull mund të zvogëlojë skuqjen dhe ënjtjen, kështu puçrat tuaja do të jenë më pak të dhimbshme dhe më pak të dukshme.
A është në të vërtetë akulli i mirë për trajtimin e akneve?
Akulli zvogëlon ënjtjen duke bërë që enët e gjakut të tkurren, duke zvogëluar kështu ënjtjen dhe duke mpirë dhimbjen.
Por a do t’i heqë qafe puçrrat përfundimisht? Jo, por sigurisht që mund t’i bëjë ato të duken më të vogla.
Si t’i trajtoni aknet me akull
Ju mund të mendoni se vendosja e një kubi me akull në puçërr është gjithçka që duhet të bëni.
Por trajtimi nuk është kaq i thjeshtë, fillimisht duhet pak parapërgatitje duke ndjekur këto hapa:
-Pastroni butësisht zonën me një pastrues të butë dhe ujë të ngrohtë.
-Thani lëkurën.
– Mos aplikoni akull direkt në lëkurën tuaj sepse mund ta dëmtoni atë, por mbështillneni akullin me një peshqir, një leckë ose një pëlhur tjetër.
-Mbajeni akullin në zonën e prekur për 30 deri në 60 sekonda.
Këtë mund ta përsërisni çdo disa minuta.
Puçrat në fytyrën tuaj janë më të lehtat për tu trajtuar me akull.
Por një shpërthim më i madh në gjoks ose në shpinë mund të kërkojë një qasje më agresive.
Një qese plastike e mbushur me akull, një kompresë akulli apo edhe një qese me perime të ngrira mund të funksionojë në zona më të mëdha.
Kur nuk funksionon ky trajtim?
Mos harroni se jo të gjitha puçrrat shkaktojnë inflamacion.
Pikat e bardha dhe pikat e zeza nuk do t’i përgjigjen trajtimit me akull.
Nëse keni këto lloje puçrrash, pastrimet e fytyrës dhe kremrat janë një opsion më i mirë.
Le të flasim për efektet anësore
I vetmi efekt anësor për të cilin duhet të shqetësoheni është ngrirja.
Shmangeni atë duke mbështjellë akullin me një peshqir ose një copë tjetër.
Nëse copa është shumë e hollë, akulli mund të ketë përsëri shumë kontakt me lëkurën tuaj, prandaj bëni kujdes.
Duhet të ndihet freskia e akullit në lëkurë por lëkura nuk duhet të pësojë djegie prej tij.
Intervalet e mbajtjes së akullit duhet të jenë 30-60 sekonda, nëse e mbani për një kohë më të gjatë mund të dëmtoni lëkurën tuaj