-1.4 C
Priština
More

    Sa duhet të zgjatë seksi që zonja të përjetoi kënaqësi maksimale?

    spot_imgspot_img

    Se sa duhet të zgjatë seksi është pyetje që rrallëherë merr përgjigje adekuate, e sidomos kur është fjala për atë se sa duhet të zgjatë seksi që gratë të kënaqen në maksimum.

    Një studim nga Journal of Sexual Medicine kishte zbuluar se periudha mesatare e marrëdhënieve seksuale është diku 5.4 minuta. Por, a është e vërtetë kjo?

    Një studim tjetër tregon se gjatësia mesatare e seksit është rreth 7.5 minuta, sipas Rachel Hills, autore e The Sex Myth.  (Fatkeqësisht dy studimet kanë marrë parasysh vetëm të dhënat e çifteve heteroseksuale, prandaj nuk janë krejtësisht të kompletuara.)

    Gjithashtu duhet të ceket se statistikat nuk e kanë përfshi paralojën, e cila është kruciale për kënaqësinë seksuale.

    Një studim i vitit i publikuar në Journal of Sex Research ka zbuluar se pjesëmarrësit më së shumti ishin kënaqur me 11-13 minuta paralojë, të ndjekur më pas me 7-8 minuta marrëdhënie seksuale.

    Kjo është gjë e mirë, por jo aq sa pjesëmarrësit kishin dashur: dyfishin e kohës për seks! Prandaj, ndoshta është që gratë preferojnë më shumë minuta paralojë dhe pastaj 14-16 minuta seks në shtrat.

    A tingëllon kjo si diçka që mund të bëhet? Patjetër që po!

    Megjithatë, cili është çelësi për seks më të gjatë? Terapisti i seksit dhe terapisti i licencuar familjar dhe martesor, Ian Kerner, autor i She Comes First, thotë se paraloja është përgjigja për seks më të gjatë.

    “Gjithmonë i inkurajoj çiftet të shpenzojnë më shumë kohë në paralojë sesa në seks”, ka thënë ai për SELF.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...