Të bërit më shumë gjumë mund të jetë një mënyrë e dobishme për të hequr kilogramët e tepërt, sugjeron një studim i ri.
Gjatë tre viteve, kjo mund të çojë në një humbje peshe prej 11.8 kilogramësh, thjesht duke fjetur më shumë, thanë studiuesit.
Një ekip nga Universiteti i Çikagos zbuloi sesi gjumi ndërvepron me obezitetin dhe ndërsa kreu një provë klinike me 80 të rritur.
Ata zbuluan se të rriturit e rinj, mbipeshë, të cilët zakonisht flinin më pak se 6.5 orë në natë, ishin në gjendje të shtonin 1.2 orë gjumë shtesë në natë pasi iu nënshtruan këshillave për të përmirësuar zakonet e tyre të gjumit.
Rezultatet treguan se të bërit më shumë gjumë reduktonte sasinë e përgjithshme të ushqimeve me një mesatare prej 270 kalori në ditë, ku disa njerëz konsumonin 500 kalori më pak.
Dr. Esra Tasali, nga qendra e gjumit e Universitetit të Çikagos, tha se studimi nuk kishte për qëllim të shqyrtonte humbjen e peshës.
“Por brenda dy javëve, ne kemi përcaktuar prova që tregojnë një rënie në marrjen e kalorive dhe një bilanc negativ të energjisë, sasia e kalorive të marra është më e vogël se kaloritë e djegura”, tha ajo.
“Nëse zakonet e shëndetshme të gjumit mbahen për një kohë më të gjatë, kjo do të çonte në humbje të peshës me kalimin e kohës”, tha Tasali.
“Shumë njerëz po bëjnë përpjekje për të gjetur mënyra për të ulur kaloritë e tyre për të humbur peshë, por vetëm duke fjetur më shumë, ju do të jeni në gjendje ta reduktoni atë ndjeshëm”, shtoi ajo.