-0.8 C
Priština
More

    Në prag të Shën Valentinit çiftet këshillohen të mbajnë maska gjatë marrëdhënieve

    spot_imgspot_img

    Autoritetet tajlandeze kanë rekomanduar që të dashuruarit të mbajnë maska për t’u përmbajtur nga “puthjet e thella” dhe të shmangin pozicionet ballë për ballë gjatë marrëdhënieve intime për shkak të rrezikut të COVID-19.

    14 shkurti është i popullarizuar në Tajlandë, pasi shumë çifte dëshirojnë të martohen atë ditë. Por ndërsa rastet e koronavirusit rriten në mbretëri, autoritetet janë shqetësuar për disa festime të Ditës së Shën Valentinit.

    “COVID-19 nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, por kapja e COVID-it është e mundur përmes frymëmarrjes me kontakt të ngushtë dhe shkëmbimit të pështymës”, tha për AFP drejtori i Byrosë së Shëndetit Riprodhues Bunyarit Sukrat, duke shtuar se “mbajtja e maskave për fytyrën gjatë kryerjes së marrëdhënieve” mund të zvogëlojë rrezikun.

    Rekomandimet e tij ndjekin këshilla të ngjashme nga Departamenti i Shëndetësisë i vendit. Kreu i saj, Dr. Suwanchai Wattanayingcharoen, shprehu gjithashtu mbështetjen për përdorimin e një aplikacioni celular që vlerëson rrezikun e ekspozimit ndaj COVID-19 në restorante dhe për kryerjen e një testi të shpejtë të antigjenit.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...