Regjistrim shkencor i sjelljes instiktive tek të porsalindurit: 70 minutat e para të jetës së foshnjes
Duke falenderuar vrojtimin e kujdesshëm të foshnjeve të posalindura gjatë 70 miutave të para të jetës së tyre, lindi edhe ky regjistrim shkencor:
Minuta 0: Foshnja lëshon një zë të lartë dhe të zemëruar i cili e ndihmon që të zgjojë mushkëritë.
Minuta 2: Pas piskamës foshnja pushon më pas se një minutë, duke ndenjur shtrirë në gjoksin e nënës. Autori beson se kjo minutë e heshtjes mund të jetë rezultat i evolucionit në të cilën fëmija heshtë për t’u fshehur nga grabitqarët.
Minuta 2-5: Kur fillon të zgjohet, hap sytë për të parën herë. Fillon ngadalë të lëvizë kokën dhe buzët.
Minuta 8: Foshnja bëhet më aktive dhe i mban sytë hapur edhe deri në pesë minuta, madje edhe më gjatë. Gjatë kësaj faze aktive duket se zhvillohet interesimi për tu ushqyer, foshnja shikon të ëmën në fytyrë dhe gjoks si dhe lëshon tinguj të ëmbël dhe të qetë duke afruar dorën deri tek buzët.
Minuta 19: Tani është lodhur dhe është koha për edhe një pushim.
Minuta 36: Foshnja e posalindur fillon të lëvizë në drejtim të gjoksit të së ëmës, i cili është përplot materie ushqyese për të.
Minuta 62: Foshnja fillon të thithë edhe ato sasi të vogla qumeshti, ndërsa aromat i ndihmojnë të orientohet.
Minuta 70: Foshnja fundoset në një gjum të thellë.
Ky regjistrim shkencor është bërë me numër të vogël foshnjesh andaj ndryshimet në minutazh mund të jenë normale. Megjithatë, këto të dhëna mund të jenë të ndihmës që të mendoni si të inkurajoni të ushqyerin e foshnjes./kosovarja.ch/