Edhe nëqoftë se mendoni se fëmija juaj përdor aplikacione vetëm për të mbajtur kontakt me miqtë, përsëri duhet t`ua kontrolloni celularin. Prapseprap, disa aplikacione edhepse nuk duken si të tilla, janë të rrezikshme për fëmijën tuaj. Mos u lejoni ti kenë këto aplikacione në përdorim:
- TINDER
Ky aplikacion përdoret për “kapje” mes veti. Përdoruesit vlerësojnë profilet me njëri-tjetrin dhe shohin vendndodhjen e përdoruesve të tjerë. Çdo ditë krijon 450 milionë profile të reja.
Problemi është se të rriturit lehtë mund të gjejnë minorenë dhe mund që të abuzojnë me të.
- SNAPCHAT
Me ndihmën e këtij aplikacioni përdoruesit mund të dërgojnë imazhe dhe video tek të gjithë miqtë e tyre që i kanë në listë. Ai që e dërgon “informatën” mund të caktojë se për sa kohë do të jetë në dispozicion për marrësit, pasiqë kur të kalojë kohe ajo vetë-shkatërrohet.
Problemi qëndron në atë se ky aplikacion përdoret edhe për komunikim seksual. Shumë njerëz mashtrohen dhe mendojnë se kjo është mënyra më e sigurtë mirëpo shumë fotografi dhe video mund të paraqiten në faqet pornografike.
- BLENDR
Ky aplikacion përdoret për të njoftuar njerëz të rinj dhe përmes këtij aplikacioni mund të dërgohen imazhe, mesazhe, video, që më pas përdoruesit tjerë i vlerësojnë.
Problemi është se për këtë gjë nuk duhet autentifikim andaj manijakët seksualë munden lehtë të bijnë në kontakt me minorene.
- KIK MESSENGER
Ky aplikacion përdoret për korrespodencë dhe deri tash e përdorin 100 milionë njerëz, që mund të ndajnë me njëri-tjetrin imazhe dhe video.
Fëmijët këtë aplikacion e përdorin për të dërguar selfie lakuriq, dhe pasiqë nuk ka kontroll të mirë ndaj përmbajtjes- lehtë këto foto përfundojnë tek manjakët seksualë.
- WHISPER
Ky është aplikacion që përdoret për t`u rrëfyer. Me këtë, përdoruesit ndajnë foto, tregime dhe mendime, mirëpo ky aplikacion zbulon vendndodhjen edhepse në të shkruhet anonimisht.
Edhepse në mënyrë anonime, fëmijet në këtë aplikacion vënë foto të tyre apo të fëmijëve tjerë, ndërsa komunikimi zhvillohet nga larg pa e ditur se kush është në anën tjetër të linjës.
- FM
Kjo është një dër rrjetet sociale më të popullarizuara në mesin e fëmijëve. Në të parashtroni pyetje ndaj përdoruesve të tjerë si dhe përgjigjeni ndaj pyetjeve që ua kanë parashtruar juve. Problem qëndron në atë se në këtë aplikacion fëmijët shpesh bashkohen kundër një personi dhe e nënçmojnë atë. Ky aplikacion është i lidhur për nëntë raste të vetvrasjeve në SHBA dhe Britani./kosovarja.ch/