-1.4 C
Priština
More

    Si ndihmon banania në rënien nga pesha

    spot_imgspot_img

    A ndihmon banania kundër mbipeshës?

    Një banane mesatare përmban 3.07 gramë fibër ndërkohë që sasia ditore e rekomandueshme e fibrës për të rriturit është 25 gramë. Studimet tregojnë se konsumi i lartë i fibrës ndihmon në zvogëlimin e peshës trupore. Fibra, ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe ju mban të ngopur për shumë gjatë, duke ulur kështu sasinë e kalorive. Trupit i duhet shumë kohë të tresë lloje të caktuara fibrash dhe kësisoj rregullon vetë nevojat për ushqyes të caktuar. Fibra i vjen në ndihmë trupit për uljen e kolesterolit dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Përpos fibrës, banania përmban edhe niseshte rezistuese e cila në vetvete është karbohidrat që nuk shpërbëhet lehtë në zorrën e vogël. Kësisoj ajo nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe stimulon rritjen e baktereve të mira në zorrë. Konsumi i kësaj niseshteje i ndihmon njerëzit të humbasin në peshë sepse ajo funksionon njësoj si fibra. Sipas ekspertëve, banania është një frut shumë i mirë për njerëzit që duan të kujdesen për trupin e tyre dhe që të humbasin peshë. Megjithatë, ajo nuk është e mjaftueshme për arritjen e rezultateve të duhura. Sigurisht që njeriu nuk mund të humbasë peshë duke ngrënë vetëm banana, por duke e bërë atë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor dhe duke kryer aktivitet fizik.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...