E lodhshme, apo jo? Ndoshta jo aq sa në momentin kur shikon një komo të sapofshirë dhe vëren pluhurin që është grumbulluar sërish.

Për fat të mirë, ekziston një zgjidhje e thjeshtë edhe për këtë problem.

Përbërësit:

– gjysmë luge çaji vaj ulliri,
– gjysmë filxhani kafeje ujë,
– disa pika detergjent enësh,
– 1 lugë çaji uthull alkoolike,
– 10 pika vaj esencial limoni.

Të gjithë përbërësit i derdhim në një enë dhe i përziejmë mirë. Hedhim lëngun në një shishe me spërkatës.

Spërkatim një leckë të pastër me mikrofibër dhe fshijmë sipërfaqen që dëshiron.

Falë këtij mjeti të fuqishëm, do të keni më pak pluhur dhe do të shijoni një shtëpi rrezatuese për më gjatë.