-0.8 C
Priština
More

    Për shkak të një gabimi në përgatitje të ushqimit humbasin 40% të vitaminave për gjysmë ore

    spot_imgspot_img
    Kur gatuajnë, shumica e amvisave bëjnë gabime edhe pa e kuptuar, gjë që në të vërtetë i zhdukin ushqimit gjithçka që është e shëndetshme.
    Për të shpejtuar procesin e përgatitjes, ato zhytin mishin e ngrirë në ujë të nxehtë, kjo është arsyeja pse ky ushqim humb lëngjet natyrore dhe materiet e dobishme së bashku me to…

    Mishi i ngrirë shkrihet në temperaturën e dhomës apo edhe në frigorifer, nëse nuk jeni me nxitim.

    Shumica e vitaminave në fruta dhe perime gjenden në lëkurën e tyre, dhe pasi sot përdoren kimikate të ndryshme që përshpejtojnë rritjen e tyre, kjo pjesë zakonisht hiqet për arsye shëndetësore.

    Ekziston një gabim tjetër që e bëjnë shumica.

    Shumica e njerëzve do t’i qërojnë patatet për orë të tëra para se të fillojnë të gatuajnë, dhe për të mos ndryshuar ngjyrën, ato do t’i zhytin në ujë.

    Ky dhe ushqimet e ngjashme qërohen ose pastrohen më së miri vetëm para trajtimit termik, sepse vitaminat shkatërrohen shpejt kur qërohen dhe copëtohen.

    Patatet e qëruara të njomura në ujë humbasin deri në 40 për qind të sasisë fillestare të vitaminës C në vetëm gjysmë ore.

    Megjithatë, ky rregull nuk vlen për të gjitha ushqimet.

    Orizi, hikërrori dhe disa drithëra të tjera, si dhe bizelet, fasulet dhe thjerrëzat duhet të lihen në ujë të ftohtë për të qëndruar për dy deri në tre orë, kjo do të zvogëlojë humbjen e lëndëve ushqyese.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...