8.7 C
Priština
More

    Pas shampos lejla për bjondet, del në treg shampoja blu, produkti i domosdoshëm për brunet

    spot_imgspot_img

    Shampoja ngjyrë vjollcë është një nga produkte e domosdoshme që çdo bjonde duhet të ketë. Nëse nuk jeni një bjonde natyrale, atëherë duhet të dini se ky është produkti magjik që do të parandalojë shplarjen e bojës brenda pak javësh.

    Shampot dhe balsamët në ngjyrë vjollcë parandalojnë hijet e bakrit dhe të kuqes, nuanca që asnjë bjonde nuk i dëshiron.

    Duke qenë se lejlaja është ngjyra e kundërt në spektrin e ngjyrave me të verdhën bën të mundur korrektimin e kesaj ngjyre duke parandaluar çdo ton tjetër.
    Jeta nuk është e vështirë vetëm për bjondet, pasi edhe brunet kanë nevojë për një produkt që t’i ruajë bojën e flokët të mos dëmtohen nga kjo e fundit.

    Ekspozimi ndaj diellit oksidon ngjyrën dhe kjo është arsyeja përse flokët në tonalitetet e çokollatës fillojnë të çelen e të marrin nuance të ndryshme pas disa javësh.
    Brunet do të kenë nevojë për shampon ngjyrë blu e cila ruan pigmentin e errët të flokëve, e nuk e lë të “shplahet” brenda një kohe të shkurtër.

    Efekti do të jetë i njëjti si me shampon lejla tek bjondet. Pigmenti blu do të parandalojë zhvillimin e nuancave te bakrit, duke ruajtur ato të çokollatës së errët dhe të zezës.
    Mund ta filloni duke e përdorur një herë në jave e pas disa javësh mund ta përdorni edhe më shpesh.
    Shampon duhet ta lini në flokë të veprojë nga 3 minuta deri në 10 në varësi të nevojave! Mos u shqetësoni per pigmentin blu , sepse nuk depërton në flokë.

    Burim: Living

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...