Studimi u krye nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Bristolit dhe tregoi se foshnjat shumë të vogla arrijnë të dallojnë forma të ndryshme humori nëpërmjet lojës, bazuar në aktivitete të tilla si gudulisja, loja fshehtas, grimasa ose kur dikush u drejtohet atyre në zë “të pazakontë”.
Studimi zbuloi gjithashtu se foshnjat nën një vjeç kënaqen duke parë reagimet e njerëzve të tjerë rreth tyre. Lumturohen, kur shohin se dikush është i frikësuar.
Hulumtuesit kanë zbuluar gjithashtu se dyvjeçarëve u intereson i ashtuquajturi “humor pa kuptim”, siç është fjalia “qeni tha muuuu” dhe të ngjashme, ndërsa trevjeçarëve u pëlqejnë lojërat me fjalë, truket, por edhe fjalët këqija e sharjet.
Gjithashtu u konstatua se ndjesia është çelësi për zhvillimin e sensit të humorit të fëmijëve, i cili mund të kontribuojë edhe në përmirësimin e aftësive të tjera njohëse të tyre, siç është zhvillimi i imagjinatës.
Duke pasur parasysh universalitetin dhe rëndësinë e humorit në shumë aspekte të jetës së fëmijëve dhe të të rriturve, është e rëndësishme të zhvillohen mënyra për të na ndihmuar të përcaktojmë se si zhvillohet humori fillimisht, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të kuptojmë më shumë sesa thjesht shfaqjen e humorit si të tillë, por edhe në çfarë mënyre humori i ndihmon të rinjtë kur bëhet fjalë për shëndetin mendor.