1.4 C
Priština
More

    5 arsye pse nuk eksitoheni mjaftueshëm gjatë seksit edhe nëse partneri ju pëlqen

    spot_imgspot_img

    Mund të jeni duke bërë seks me dikë që ju tërheq shumë, por pas disa radhës vini re që nuk eksitoheni mjaftueshëm. Çfarë po ndodh?

    1. Keni çrregullime hormonale

    Një nga shkaktarët më të zakonshëm për tharjen vaginale është ulja e niveleve të estrogjenit gjatë menopauzës, perimenopauzës, pas lindjes apo gjatë ushqyerjes me gji, por edhe trajtimet e kancerit si kimioterapia apo rrezatimi pelvik mund të çojnë në uljen e estrogjenit dhe rënie të lubrifikimit natyral të vaginës. Nëse s’bëni pjesë në asnjë nga kategoritë e mësipërme, me siguri nuk është kjo.

    1. Nuk je e lidhur me trupin gjatë seksit

    Nëse thjesht lëvizni dhe nuk e shijoni momentin, ky është faktori. Nëse jeni të shkëputur nga trupi juaj dhe s’po e lejoni veten të vini në qejf, po ndaloni lagien vaginale. Rrini në kontakt me trupin tuaj, merrni frymë thellë, largoni nga mendja gjithçka që ju shqetëson, fokusohuni aty. Nëse eksitoheni, do lageni.

    1. Mjekimet që po merrni nuk ju lënë

    Mjekimet kundër alergjisë apo ftohjes me antihistaminë, madje dhe disa mjekime kundër astmës mund të shkaktojnë tharjen vaginale. Provoni të merrni mjekime të tjera, sigurisht duke u konsultuar me doktorin dhe t’i drejtoheni disa kurave më natyrale.

    1. Ndiheni fajtore apo në siklet gjatë seksit

    Ndaloni çdo mendim negativ rreth asaj që po bëni. Nëse mendja ju thotë se po bëni diçka të gabuar, duhet ta ndryshoni këtë koncept. Në të kundërt konsultohuni me një terapist dhe flisni rreth asaj që ju shqetëson. Seksi është i natyrshëm, shumë i bukur, shijojeni.

    1. Partneri s’është gjë në shtrat

    Nëse ai s’po bën atë që duhet të ishte duke bërë, apo s’ja thotë shumë në shtrat, nuk do të lageni aq sa ç’mund të lageshit po të ishit me dikë që njeh mirë të gjitha vendet e duhura.

    Burimi: Cosmopolitan

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...