5.5 C
Priština
More

    Tre faktorë janë shkaktarë për menstruacione të çrregullta

    spot_imgspot_img

    A e keni ditur që shprehitë e përditshme dukshëm ndikojnë në organizmin tonë dhe mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha të cilat kanë të bëjnë me menstruacionet?Këta janë vetëm disa nga faktorët të cilët mund të çrregullojnë ciklin menstrual.

    Stresi

    Në vonesën e menstruacioneve mund të ndikojnë ngjarjet traumatizuese si p.sh. vdekja apo sëmundja e personit të dashur, ndarja nga partneri, shpërngulja apo humbja e punës. Të gjitha këto janë situata të cilat vrullshëm dhe dukshëm ngrenë nivelin e stresit. Kur psikikisht të arrini të merrni veten, edhe cikli do t’ju kthehet në normale.

    Stresi ndikon në pjesën e trurit e cila quhet hipotalamus dhe e cila rregullon hormonet në trup, midis tjerash edhe ciklin menstrual, i cili atëherë mund të bëhet i parregullt, ndërkaq rrjedhja e gjakut të jetë më e madhe apo shumë e dobët.

    Udhëtimet

    Udhëtime e gjata, posaçërisht ato në destinacione të gjata dukshëm ndikojnë në organizmin tonë. Pagjumësia, nervozizmi dhe lodhja janë vetëm disa nga simptomat e të ashtuquajturit Jet Lag – çrregullim afatshkurtër i shkaktuar nga udhëtimi nëpër zona të ndryshme kohore.

    Ndryshimet e këtilla mund të ndikojnë edhe në ciklin menstrual i cili mund të jetë i shkurtër apo i gjatë. Mirëpo nuk duhet të brengoseni, çdo gjë do të duhej të normalizohej pas dy deri tri ditë të ciklit.

    Gjumë i pamjaftueshëm

    Për të funksionuar normalisht trupit tonë i nevojitet pushim adekuat madje edhe gjumi. Nga ana tjetër, gjumi shumë i pakët mund të shkaktojë ndryshime të shumta negative në organizëm siç janë rënia e imunitetit, nervozizmi, lodhja dhe molisja, apo të çojë edhe në çrregullim të ciklit menstrual.

    Është konstatuar se trupit të njeriut i nevojiten 7 deri në 9 orë gjumë, prandaj është e nevojshme të ndryshohet rutina ditore dhe t’i jepet trupit kohë të mjaftueshme për të pushuar

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...