-3.2 C
Priština
More

    Studimi: Doza përforcuese e vaksinës anti-COVID jep pesë herë më shumë mbrojtje se injektimi i dytë dhe zgjat më shumë

    spot_imgspot_img

    Doza e tretë e vaksinës anti-COVID jep pesë herë më shumë mbrojtje se doza e dytë, ka zbuluar një studim i ri.

    Ekspertët gjithashtu mendojnë se injeksioni përforcues zgjat më shumë se mbrojtja origjinale me dy doza.

    Kjo vjen pasi studiuesit shikuan përgjigjet e vaksinave para dhe pas përforcuesve në 33 të rritur të shëndetshëm të moshës së mesme, shkruan The Sun.

    Ata të gjithë kishin marrë vaksinat e tyre të dyta mesatarisht rreth nëntë muaj më parë. Para se të merrnin vaksinat përforcuese, nivelet e tyre të antitrupave kishin rënë pothuajse dhjetëfish.

    Por nga gjashtë deri në dhjetë ditë pas marrjes së dozës shtesë, nivelet e antitrupave u rritën 25 herë dhe u bën pesë herë më të larta se pas dy dozave.

    Të dhënat e reja javën e kaluar erdhën nga studimi i parë i botës reale mbi efektivitetin e vaksinave përforcuese nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar treguan se sa e rëndësishme është doza përforcues.

    Hulumtimi zbuloi se vaksinat shtesë rritin mbrojtjen deri në mbi 90 për qind kundër COVID-19 simptomatik te të rriturit mbi 50 vjeç.

    Ai tregoi gjithashtu dy javë pas marrjes së një doze përforcuese, mbrojtja kundër infeksionit simptomatik te të rriturit e moshës 50 vjeç e lart ishte 93,1 për qind në ata me Oxford/AstraZeneca si vaksinë kryesore dhe 94,0 për qind për Pfizer.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...