1.4 C
Priština
More

    Trajtimi i puçrrave me akull: Si funksionon dhe çfarë duhet të dini

    spot_imgspot_img

    Puçrrat mund të jenë sfiduese për t’u hequr qafe, por kjo nuk u intereson atyre – ato thjesht shfaqen! Trajtimet natyrore për lëkurën kanë fituar popullaritet dhe akulli është një prej tyre. Si funksionon?

    Vendosja e akullit në lëkurë për puçrra duket si një proces i thjeshtë, por ka disa specifika që duhet t’i keni parasysh para se ta aplikoni.

    Përpara se të vendosni akullin në lëkurë, mbështilleni me një leckë të hollë. Gjithashtu mund të përdorni një kompresë të ftohtë në vend të kësaj.

    Aplikoni akullin te puçrrat vetëm për një minutë. Mund ta vendosni për një minutë pas pastrimit të fytyrës në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse puçrra është jashtëzakonisht e acaruar, mund ta mbani edhe më gjatë– vetëm sigurohuni që të prisni rreth pesë minuta para se ta aplikoni sërish. Kjo ndihmon në parandalimin e dëmtimit të lëkurës.

    Ndonjëherë akulli mund të funksionojë mirë për të trajtuar puçrrat kur përdoret së bashku me trajtime të ngrohta, siç janë kompresat ose peshqirët me avull. Duke përdorur trajtime të ngrohta fillimisht, ju mund të ndihmoni në heqjen e çdo mbetje që është bllokuar te poret.

    Pas aplikimit të ngrohjes për 5 deri në 10 minuta, më pas mund të vazhdoni me akull për një minutë për të ulur inflamacionin dhe ënjtjen.

    Çfarë duhet të dini para se të provoni këtë metodë? Ndaloni menjëherë përdorimin e akullit dhe telefononi mjekun tuaj nëse vëreni:

    – skuqje
    – flluska
    – mpirje afatgjatë
    – ndryshime në ngjyrën e lëkurës

    Burimi: Healthline

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...