1.4 C
Priština
More

    Ekspertët sugjerojnë konsumimin e një vezë në ditë

    spot_imgspot_img

    Konsumi i shumë vezëve në ditë paraqet rrezik sipas ekspertëve në “Universitetin Northwestern” të SHBA-së. Por ata nuk këshillojnë që veza të hiqet plotësisht.“Çështja e vezëve mbetet e rëndësishme,” thotë Linda Van Horn, profesoreshë dhe shefe e sektorit të ushqyerjes në departamentin e mjekësisë në “Universitetin Northwestern.”

    Për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti, ngrënia e vezëve, mbetet e rrezikshme. Konsumi i tepërt mund të rrezikoj shëndetin.

    Shoqata amerikane e kujdesit ndaj zemrës rekomandon një vezë në ditë, për shumicën e njerëzve.

    Ata që janë në shënjestër janë njerëzit me yndyrna të ngopura nga mishi i kuq, të cilët paraqesin një kërcënim më të madh për rritjen e kolesterolit.

    “Në vitet 1960 dhe ’70, vezët u panë si  armiku kryesor për  zemrën, kryesisht sepse shkencëtarët kishin zbuluar se nivelet e larta të kolesterolit në gjak rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vezët janë pasura me kolesterol.

    E rëndësishme të kuptoni ndryshimin midis kolesterolit dietik, i cili është sasia e kolesterolit tashmë të pranishëm në një ushqim para se ta hani atë-vezë ose karkaleca, dhe kolesterolit serum (ose gjakut), i cili është lipoproteina me densitet të ulët, ose LDL kolesteroli (kolesteroli “i keq”), i prodhuar nga trupi përmes yndyrave të ngopura.

    “Ky është koncepti që njerëzit shpesh nuk e kuptojnë, yndyra e ngopur rrit kolesterolin serum në trup më shumë sesa kolesteroli dietik”, thotë Donald Hensrud, profesor i mjekësisë në Kolegjin ‘Mayo Clinic’.

    Van Horn pajtohet. “Yndyra e ngopur ka dy herë efektin e rritjes së kolesterolit LDL sesa kolesteroli në dietë, por të dyja së bashku e komplikojnë më tej rrezikun,” thotë ajo.

    Burimi: Washington Post

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...