Pasi ta keni çuar deri në fund këtë artikull, do shkoni me vrap të blini kanellë. E pasur në antioksidantë dhe me veti antibakteriale, mund të kontribuojë shumë pozitivisht në shëndetin tonë, por çfarë bën specifikisht?
1.
Përmirëson shëndetin e zemrës
2.
Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
3.
Mbron nga diabeti
4.
Ndihmon në një funksionim më të mirë të trurit
5.
Mbron nga sëmundja e Parkinsonit
Si ta përdorni?
1.
Spërkateni kafen tuaj me pak kanellë ose shtojeni tek ekspresi përpara se ta përgatisni atë.
2.
Shtoni një lugë kafeje kanellë në tërshërë apo në drithërat që konsumoni me qumësht.
3.
Hidhni pak kanellë në kos dhe më pas shtoni fruta, fara apo drithëra sipas dëshirës.
4.
Ngrini pak kanellë në kubat e akullit për t’i dhënë aromë ujit apo koktejleve.
5.
Mund të aromatizoni me kanellë supën me thjerrëza ose fasule të zeza.
6.
Spërkatni me kanellë kokoshkat e sapobëra.
7.
Shtoni pak kanellë në çokollatën e zezë të shkrirë dhe përdoreni për të mbuluar arrat, bajamet ose si salcë për fruta të freskëta.
Burimi: Bustle