-1.4 C
Priština
More

    Gjërat që duhet të dini nëse po mendoni të bëheni nënë

    spot_imgspot_img

    Paslindja është po aq e vështirë sa lindja e një fëmije

    Dhimbjet e lindjes përshkruhen si vuajtja më e padurueshme fizike në jetë, e megjithatë shumica e grave bëjnë kështu sakrificën e parë për fëmijën e tyre, dhe ia dalin. Por edhe periudha e rimarrjes, është një pjesë shumë e vështirë, ndonëse jo të gjithë flasin për të. Hormonet dalin jashtë kontrollit pas lindjes; djersitje gjatë natës, gjoksi që fryhet dhe dhëmb, këputje e shumë ndryshime të tjera…por bashkë me fëmijën lind një dashuri, dhe ajo të ndihmon të kalosh çdo dhimbje.

    Shkëputja nga angazhimet për të ndenjur me fëmijën tënd është gjëja më e bukur

    Qëndrimi me fëmijën nuk është ‘kohë e lirë’, është punë me kohë të plotë, por nga ato punët që e bën me pasion!  Pasi bëhesh nënë, befas çdo gjë tjetër që e ke konsideruar të rëndësishme kalon në plan të dytë; puna është një pjesë e ditës, por kthimi në shtëpi është pjesa më e bukur, të cilën çdo grua mezi e pret.

    Fëmija i dytë nuk është njësoj si fëmija i parë

    …aq më tepër kur lind një vajzë dhe pastaj një djalë. Duhet të bësh shumë kujdes me djalin e prosalindur sepse kur e ndërron, mund të urinojë papritur. Megjithatë, nuk qëndron e gjitha këtu. Çdo fëmijë sjell me vete sfida të reja për ta ushqyer, për ta vënë në gjumë, kur e lan…secili ka karakterin e tij dhe kjo duket që kur është një foshnje.

    Nuk mund ta kontrollosh më situatën

    Një fëmijë thotë dhe bën atë që ndjen. Harroje se do të mund ta kesh çdo komunikim në kontroll, kur je me të. Por ia vlen ta lësh të thotë atë që do të thotë, dhe të bëjë atë që do të bëjë. Një fëmijë i lirë është vetvetja, dhe ti do e duash ashtu siç është. Le të mërziten të tjerët!

    Sepse çuditërisht, gjërat e fëmijës tënd nuk të duken të bezdisshme!

    Nuk do të të bezdisin më aromërat, djersa, të vjellat e bebit. Jo vetëm që i duron, por do të jesh e lumtur që je aty për të kur ai nuk ndihet mirë.

    Është e vështirë të krijosh besim tek instiktet e tua prej nëne

    Fillimisht, sidomos me fëmijën e parë, përpiqesh t’i bësh gjërat ashtu siç t’i thonë sepse ndihesh e pasigurt. Pastaj nis të njohësh veten si një nënë dhe t’i besosh asaj: intuita jote prej nëne del në pah dhe mëson të përballosh më mirë çdo lloj situate.

    Nuk mund ta planifikosh dhënien e gjirit

    Nëse ke menduar se do të zgjasë deri po themi, 12 muaj, me shumë gjasa do të dalë jashtë parashikimeve. Marrja e gjirit është diçka që ndryshon nga njëri fëmijë tek tjetri, dhe ty do të të vijë keq t’ia heqësh. Sapo ai përlotet dhe të afrohet për të marrë gji siç ka bërë gjithnjë, të vjen keq t’ia mohosh. Nuk është aspak e këndshme të shohësh fëmijën tënd duke qarë.

    Do të nisësh ta duash trupin tënd, si asnjëherë më parë!

    Fiksimet për një bark të sheshtë, këmbë elegante e gjithçka tjetër do të zbehen përpara mendimit se ka qenë ky trup që ka sjellë në jetë fëmijët e tu. Shumë nënave u mbeten strija nga fryrja e shpejtë e barkut, por kjo nuk i bën ato aspak më të pasigurta mbi veten! Koncepti mbi ‘trupin e bukur’ ndryshon krejtësisht, sepse kupton që bukuria e një gruaje qëndron tek një trup fertile, i rrumbullakët siç vetëm pasi ke lindur një fëmijë mund të jetë.

    Ankthi bëhet diçka e përditshme

    Po fle? Është mirë? Dua të shkoj në kuzhinë, por si mund ta lë vetëm? Dua ta laj, por kam frikë mos e lëndoj… Dhe mes gjithë kësaj, para specifikave që ka rritja e çdo fëmije, interneti nuk të vjen në ndihmë. Është parimi: provo, mëso. Të gjitha teoritë e mamasë tënde duken të vlefshme, por jo kur shikon se ai ka temperaturë. Sado të duket se ‘këtë herë ia hodhe’, kur vjen sfida tjetër të duket prapë se nuk di asnjë gjë.

    Pse, unë kam qenë ajo e fiksuara pas rregullit?!

    Nëse ke qenë e fiksuar pas pastërtisë, rregullit, ajo që sistemon çdo detaj më të vogël, do të habitesh si shndërrohesh brenda pak kohe. Ke një njeri të vogël nëpër shtëpi që ecën dhe trazon çdo gjë që ka rrotull. Nëse shkarravit muret të tjerët mund të panikojnë, por jo ti. Sepse tani perfeksioni ka marrë një tjetër kuptim për ty: të shohësh fëmijën tënd të shëndetshëm!

    Çdo mëngjes është një çast i mrekullueshëm

    Kur ai hap sytë i sapozgjuar nga gjumi, nuk ka asgjë me të cilën do ta shkëmbeje këtë çast. Çdo mëngjes është si një ditë feste; hare dhe dashuri e pakushtëzuar.

    Burimi: Glamour

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...