1.7 C
Priština
More

    Një pyetje për seksin që nuk guxoni t’ia bëni partnerit

    spot_imgspot_img

    Raporti intim është një çështje shumë personale mes partnerësh, megjithatë kjo nuk do të thotë që s’mund ta përmirësoni raportin tuaj nëse i flisni hapur gjërat që ju shqetësojnë.

    Ndoshta disa çështje janë të vështira të ndahen, por nëse doni vërtet që të keni një jetë të shëndetshme seksuale, atëherë edhe për këtë temë nuk duhet të ketë ngurime.

    Një studim i kohëve të fundit, publikuar në “Journal of Medicine Seksual”, mes disa pyetjeve që gratë e kanë të vështirë ta diskutojnë me partnerin, ka specifikuar njërën prej tyre që pretendohet se është ndër më të sikletshmet.

    Si të veproj kur ai kërkon të masturbojmë njëri-tjetrin?

    Është e vështirë të besohet, por masturbimi mbetet një subjekt tabu për shumë çifte. Megjithatë, nga një hulumtim i fundit i SHBA-ve mbi autoerotizmin, rezultoi që 40% e meshkujve pranojnë se masturbohen çdo ditë (për shkak të eksitimit seksual, për të lehtësuar tensionin ose edhe për të fjetur më mirë). Përqindja e mbetur e bën këtë të paktën dy herë në javë.

    Përsa u përket grave, më shumë se 20% e tyre masturbohen çdo ditë për të njëjtat arsye të dhëna edhe nga burrat. Dhe nuk është e pazakontë që burri t’i kërkojë partnerit të masturbojnë njëri-tjetrin gjatë marrëdhënies seksuale ose të shikojnë njëri-tjetrin gjatë masturbimit.

    Është një “fantazi erotike e aplikuar” që nuk e dëmton jetën seksuale, por në fakt, duket sikur shtensionon “ngërçin” e krijuar. Në fund të fundit, nuk ka asgjë më pak sesa një raport i plotë intim.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...