1.4 C
Priština
More

    7 zakone befasuese që ju pengojnë të flini mirë gjatë natës

    spot_imgspot_img

    Edhe pse gjumi i keq i natës mund të ndikojë në shëndetin tuaj, pamjen dhe cilësinë e përgjithshme të jetës, 35 përqind e të rriturve flenë më pak se 7 orë në natë.

    Teksa shqetësimet dhe stresi mund t’ua ngatërrojnë trurin dhe shtojnë netët e lodhura, janë disa zakone të përditshme të cilat mund t’i përmirësojmë në mënyrë që të flemë më mirë.

    Ne bëmë disa kërkime për të gjetur se cilat zakone para gjumit ia vlen t’i thyejmë për hir të një pushimi të mirë nate.

    “Kërcimi” direkt në shtrat

    Në fund të një dite të zënë, gjithçka që ndoshta dëshironi të bëni është që më në fund të vendosni kokën në jastëk. Por krijimi i disa ritualeve relaksuese të mbrëmjes mund ta ndihmojë trurin të vendosë një hapësirë ​​midis ditës dhe natës dhe do t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt. Rutina e gjumit mund të përfshijë një meze të lehtë para gjumit, një dush të ngrohtë ose leximin e një libri të mirë. Ritualet tuaja të mbrëmjes nuk duhet të jenë të ndërlikuara, thjesht zgjidhni diçka që ua qetëson mendjen, e cila do t’ju ​​ndihmojë të relaksoheni më lehtë.

    Pirja e çajit të zi para se të shkoni në shtrat

    Çajrat bimorë janë të njohur për efektet e tyre qetësuese dhe janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë qysh prej vitesh. Dhe megjithëse shumë çajra, si kamomili ose livando, mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe madje të përmirësoni cilësinë e gjumit, disa pije funksionojnë anasjelltas. Për shembull, çaji i zi është i lartë në kafeinë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe pagjumësi.

    Fjetja nën llojin e gabuar të batanijes

    Teksa nuk mund të flemë pa një batanije, zgjedhja e duhur është thelbësore për një pushim të mirë të natës. Batanijet e bëra nga poliesteri janë të lehta për t’u larë dhe kujdesur, por ato nuk janë zgjidhja më e mirë kur bëhet fjalë për të fjetur më mirë. Poliesteri është një material sintetik, që do të thotë se nuk merr frymë dhe nuk do të lejojë që trupi ta rregullojë temperaturën e tij, duke ju bërë të ndiheni të nxehtë dhe të djersitur.

    Në vend që të blini një batanije poliesteri, zgjidhni atë të bërë nga leshi, pasi do t’ju ​​mbajë ngrohtë dhe do ta lejojë lëkurën të marrë frymë.

    Shkuarja në palestër në mbrëmje

    Ushtrimi ju ndihmon të relaksoheni dhe të hiqni qafe ankthin, i cili, nga ana tjetër, do t’ua përmirësojë gjumin. Por stërvitja shumë vonë gjatë ditës mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë, dhe madje të bëjë kërdi në gjumin tuaj të mirë të natës. Shkuarja në palestër brenda një ore para gjumit nuk do të lejojë që t’ju bjerë temperatura e trupit, duke ju bërë të bini në gjumë dhe të zgjoheni gjatë natës. Nëse jeni një buf nate dhe preferoni të stërviteni natën, përmbajuni ushtrimeve me intensitet të ulët të paktën 4 orë para se të shkoni në shtrat.

    Anashkalimi i vaktit të mëngjesit

    Mëngjesi quhet vakti më i rëndësishëm i ditës. Dhe megjithëse thjesht mund të mos keni kohë gjatë orëve të zëna të mëngjesit, nxitimi për të dalë nga dera pa ngrënë, ndikon jo vetëm në peshën dhe aftësinë tuaj për t’u përqendruar, por edhe në cilësinë e gjumit. Njerëzit të cilët rregullisht anashkalojnë mëngjesin kanë më shumë gjasa të flenë keq dhe të zgjohen duke u ndjerë të çuditshëm.

    Veshja e pizhameve në shtrat

    Në mbrëmje, asgjë nuk duket më tërheqëse sesa të vishni pizhamet tuaja të preferuara dhe që më në fund të shkoni në shtrat. Por disa pizhame janë në të vërtetë shumë të ngrohta dhe mund të ndërhyjnë në procesin e gjumit tuaj. Ne flemë më mirë kur temperaturën e trupit e kemi lehtësisht më të ulët. Dhe nëse fjetja lakuriq nuk shkon për ju, zgjidhni veshje të lehta gjumi të bëra nga materiale natyrale dhe të depërtueshme nga ajri, si liri ose pambuku.

    Keni tepih në dhomën tuaj të gjumit

    Tepihët mund ta bëjnë çdo dhomë të duket komode, por t’i kesh ato pranë shtratit nuk është zgjidhja më e mirë kur është fjala për një pushim të mirë nate. Qilimat mund të kapin pluhurin dhe marimangat lehtë, dhe i bën ato një terren të përsosur për mbarështimin e baktereve të dëmshme. Studimet kanë treguar se cilësia e ajrit të brendshëm është thelbësore për gjumin tuaj dhe madje mund të ndikojë në performancën tuaj të ditës tjetër.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...