Dobitë gjithmonë vinë përkrahë me rreziqet, prandaj është e rëndësishme që të dini edhe ato!E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium, fosfor dhe antioksidantë, shega, fruti më i dashur i vjeshtës, mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese.
Për shegën janë kryer shumë studime dhe përfitimet janë të vërtetuar shkencërisht (lufton kolesterolin e lartë, arteriosklerozën, infeksionet e mishrave të dhëmbëve, kancerin e prostatës, sëmundjet e zemrës, obezitetin, parandalon hemorroidet dhe ndihmon gratë gjatë menopauzës), por disa njerëz nuk duhet ta hanë, shkruan Living.
PERSONAT QË VUAJNË NGA TENSIONI I ULËT
Konsumimi i lëngut të shegës mund të ulë pak tensionin e gjakut. Por nëse tensioni juaj është në vlera të ulëta, rreziku rritet edhe më shumë, ndaj bëni mirë të mos e provoni.
MUND TË SHKAKTOJNË REAKSION NËSE BIEN NË KONTAKT ME DISA BARNA
Një tjetër efekt anësor i shegëve është bashkëveprimi i rrezikshëm me ilaçe të ndryshme, ndaj këshillohuni me mjekun nëse mund të konsumoni shegë teksa merrni edhe barna. Disa prej tyre janë: amitriptyline, desipramine, fluoxetine, tramadol.
PERSONAT QË KANË PLANIFIKUAR NJË OPERACION
Mjekët ndalojnë konsumin e shegëve të paktën 2 javë para një ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar. Arsyeja? Enzimat aktive në këtë frut mund të ndërhyjnë tek kontrolli i tensionit të gjakut gjatë dhe pas operacionit.