Ju mund të keni dëgjuar për detoks trupi apo lëkure – por skalpi? Kjo e fundit nuk është një „dietë“ për rrënjët, por ndihmon sidoqoftë, në „nxjerrjen e ‚mbeturinave‘ nga lëkura e kokës për të krijuar një mjedis të shëndetshëm për rritjen e flokëve.
„Detoksi i kokës është i ngjashëm me eksfolimin e lëkurës“, shpjegon Dr. Corey L. Hartman, dermatolog. „Ai përfshin aplikimin e përbërësve pastrues në lëkurën e kokës për të nxjerrë papastërtitë dhe për të rikthyer shkëlqimin e flokëve.“
Zakonisht, mund ta bëni me një shampo, por sugjerohet, veçanërisht nëse keni flokë super të trashë, të përdorni edhe një furçë për kokën. Ky mjet jo vetëm që do të masazhojë rrënjët tuaja gjatë larjes, por gjithashtu do të sigurohet që produkti të arrijë aty ku duhet.
Të mirat dhe ‚të këqijat‘ e detoksit të skalpit
Dr. Hartman tregon se detoksi i rregull çon në flokë më të shndritshëm dhe të shëndetshëm me rritje më efektive. Sidoqoftë, si me çdo gjë tjetër, teprimi mund të sjellë probleme. Në këtë rast, floku mund të thahet shumë dhe si rezultat, të dobësohet dhe të bëhet më „i thyeshëm“.
Sipas dr. Hartman është mirë ta bëni veçanërisht gjatë pranverës dhe verës kur lëkura e skalpit është e veshur me mbetje si krem dielli, ujë me kripë, klor etj.
Si ta kuptoni se keni nevojë për detoks skalpi?
Një nga simptomat më të zakonta është zakonisht kruarja në zonën e rrënjëve të flokëve. Sidoqoftë, nëse keni një kruarje të pazakontë dhe të shpeshtë, duhet të konsultoheni me një dermatolog.
Gjithashtu, nëse vuani nga rënia e flokëve apo probleme të tjera me skalpin e kokës, duhet të flisni me një mjek përpara se të bëni vetë ose në parukeri, detoksin e skalpit.
Fokusoheni më tepër të produktet me përbërës si qymyr druri aktiv, acid salicilik dhe vajra antibakterialë.
Burimi: IN Style