2.2 C
Priština
More

    Historinë dhe bukurinë e gjeni në Gjirokastër

    spot_imgspot_img

    Jo më kot mbrohet nga UNESCO. I ndërtuar në një lartësi mbidetare prej 300 metra, përmbri lumit Drino, qyteti është i kuruar deri në detaje.Rrugët me kalldërm në formë mozaiku, i japin hijeshi gjithçkaje. Përgjatë tyre të renditura shtëpitë e lokalet e bardha, me çati nga guri, të stolisura me punime artizanale të mahnitshme.Njihet si vendlindja e tre personaliteteve me peshë në historinë e Shqipërisë: ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, gjuhëtarit dhe albanologut Eqrem Çabej dhe shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

    Shtëpitë e tyre janë shndërruar në muze, të cilat janë bërë pika të dëshirueshme për vizita nga turistët.Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë, që përveç përmbajtjes nga brenda, mundëson edhe pamje magjepëse të këtij qyteti jugor. E njohur si kalaja e Argjiros, është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri.Qafa e Pazarit është zona ku mund të shijohet ushqim i shijshëm tradicional dhe do të njiheni edhe me zejtarët vendorë.

    Edhe hotelet që kanë ruajtur tërësisht formën e shtëpive dhe traditën, janë të shumëta përgjatë gjithë qytetit.

    Antigonea dhe Adrianopoli janë dy vende të tjera të rëndësishme historike, atraksion i shumë turistëve, që gjenden jo larg Gjirokastrës.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...