5.5 C
Priština
More

    Fëmijët që bëjnë më shumë detyra janë më të suksesshëm në jetë

    spot_imgspot_img

    Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të rriten për të qenë të suksesshëm, dhënia e detyrave, të paktën një listë e shkurtër e gjërave për të bërë, mund të jetë një ide e mirë.

    Julie Lythcott-Haims, e cila është një ish-dekane e Univeritetit Stanford, beson se të gjithë mund të rrisim fëmijë të suksesshëm pa u mbingarkuar.

    Në lidhje me prindërimin Julie ka disa këshilla që duhet ndjekur, nëse dëshironi të arrini rezultat të suksesshëm me fëmijët tuaj.

    “Pas qindra bisedave me prindërit në të gjithë botën, kam arritur në një përfundim. Ne prindërit jemi njerëzit me fat që na është dhënë detyra përulëse për të rritur një fëmijë. Supozohet se jemi pranë tyre, i udhëzojmë, u japim gjithnjë e më shumë hapësirë ​​për të provuar, mësuar, rritur, këmbëngulur, arritur”.

    “Por, këto ditë, ne mund të priremi të pengojmë, duke mikro-menaxhuar rrugën e fëmijës tonë ose duke e tërhequr atë drejt e poshtë. Ne mendojmë se e dimë se çfarë po bëjmë por përfundojmë duke i privuar ata nga zhvillimi i vetë efikasitetit. Dhe kjo çon në ankth dhe depresion. Kështu që. Ne duhet të bëjmë së bashku veprimin tonë” shprehet Julie në faqen e saj në internet.

    Ajo thotë se është e rëndësishme që prindërit të dalin nga rruga e fëmijës, në mënyrë që ata të zhvillojnë aftësitë dhe zgjuarsitë për të cilat kanë nevojë.

    Një studimi i Grantit në Harvard, i cili ka vazhduar për mbi 75 vjet tregon se njerëzit që bëjnë më shumë punë dhe punë shtëpie si fëmijë janë më të lumtur më vonë në jetë.

    Kjo në shumë mënyra lidhet me suksesin pasi ata që janë më të lumtur, janë shpesh më të suksesshëm gjithashtu.

    Por, gjithmonë do të ketë prindër që refuzojnë t’u caktojnë punët fëmijëve të tyre dhe prindër të tjerë që refuzojnë t’i lënë ata të kenë kohë për veten e tyre.

    Gjetja e një të mire në këtë mes, është thelbësore për zhvillimin e duhur, dhe të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...