5.5 C
Priština
More

    Mënyrat për të parandaluar aknet në trup

    spot_imgspot_img

    Aknet  janë një problem reaë për çdo moshë dhe mund të shfaqen kudo ku keni pore. Në vende si fytyra, qafën, shpina dhe disa pjesë të trupit.

    Shpërthimet e akneve janë të zakonshme tek personat që kanë lëkurë të yndyrshme ose tek ata që marrin medikamente të caktuara apo produkte të cilat bllokojnë poret.

    Gjatë stinës së nxehtë një nga arsyet e shtimit të akneve në trup është edhe djersitja e tepërt.

    Vishni rrobat e duhura

    Ne çdo kohë, por sidomos gjatë vapës mundohuni të shmangni materialet e kqija gërvishtëse, ato që shkaktojnë kruarje ose janë shumë të shtrënguara dhe zgjidhni copa me fibra si pambuku.

    Kjo ndihmon që lëkura të jetë e butë dhe e ajrosur në çdo kohë dhe aknet e shkaktuara nga djersa, bakateret, yndyra dhe qelizat e vdekura të lëkurës do të zhduken.

    Lahuni shpesh

    Lënia e djersës në lëkurë pas një shëtitje, vrapit apo gjatë ditëve të nxehta, mundëson një mjedis miqësor për aknet që të zhvillohen në trupin tuaj.

    Kështu mundohuni që të bëni dush sa më parë kur ndiheni të djersitur dhe me yndyrë të tepërt mbi lëkurë.

    Trajtojeni lëkurën

    Lëkurat me ynydyrë dhe të prirura ndaj akneve kanë tendencë të krijojnë më shumë qliza të vdekura në sipërfaqen e tyre të cilat mund të bllokojnë poret dhe shkaktojnë puçrra nëse nuk pastrohen në kohë.

    Mjafton një trajtim me pas sheqer dhe vaj me të cilin mund të fërkoni fort lëkurën tuaj për të larguar edhe papastërtitë më të vogla.

    Me këtë  pastrim të butë të trupit të paktën një ose dy herë në javë ndihmoni në parandalimin e akneve.

    Hidratohuni

    Lëkura e hidraton natyrisht veten e saj me sebum, pra yndyrë, por kur niveli i hidratimit në trupin tuaj është jashtë normales lëkura juaj mund të prodhojë yndyrë të tepërt për t’u vetëhidratuar.
    Kështu që hidratohuni çdo ditë duke konsumuar shumë ujë dhe duke përdorur kremra natyrale për trupin.

    Pastroni telefonin

    Telefoni juaj celular ka më shumë baktere nga sa mendoni.
    Edhe nëse nuk e mbani shumë afër fytyrës ju e prekni me dua të cilat më pas prekin fytyrën. Kështu përhapni në trup bakteret që shkaktojnë akne apo puçrra.

    Pastrojeni çdo ditë me një pastrues anti-bakterial të posaçem.

    Ndërroni shpesh kllëfin e jastëkut

    Jastëku është një nga materialet që mbledh më shumë papastërti dhe ka shumë kontakt me fytyrën dhe pjesën e qafës.

    Gjatë natës ary mbesin qeliza te vdekura të lëkurës, yndyrë dhe djersë.

    Kjo bën që poret të bllokohen dhe të shkaktojnë akne nl fytyrë dhe qafë.

    Mundohuni ta ndërroni sa më shpesh këtë mbulesë, të paktën dy herë në javë dhe zgjidhni gjithnjë materiale pambuku ose mëndafshi.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...