-0.8 C
Priština
More

    Sa shpesh bëjnë seks çiftet ‘normale’ dhe a është lidhja juaj në rrezik?

    spot_imgspot_img

    Në një moment të jetës, shumë çifte hamendësojnë dhe pyesin veten: „Sa herë bëjnë seks çiftet e tjera?” Megjithëse përgjigjja nuk është e qartë, terapistët e seksit kanë thënë shumë gjëra pikërisht për këtë temë.Ka shumë përgjigje midis terapistëve të seksit rreth asaj që është mesatarja për çiftet në marrëdhënie afatgjata. Përgjigjet mund të shkojnë nga një herë në javë në një herë në muaj! Kur Ian Kerner u pyet se si u përgjigjet çifteve që e pyesin sa shpesh duhet të bëjnë seks, ai tha: “Unë gjithmonë jam përgjigjur se nuk ka asnjë përgjigje të saktë.”

    Kur çiftet ndërpresin marrëdhëniet seksuale, marrëdhëniet e tyre bëhen të cenueshme nga zemërimi, shkëputja, pabesia dhe, në fund të fundit, divorci.

    Jeta seksuale e një çifti ndikohet nga kaq shumë faktorë të ndryshëm: mosha, stili i jetës, shëndeti i secilit partner, epshi dhe natyrisht, cilësia e marrëdhënies së përgjithshme.

    “Mund të mos ketë asnjë përgjigje të saktë për pyetjen se sa shpesh çiftet duhet të bëjnë seks, por kohët e fundit unë i këshilloj çiftet të përpiqen të bëjnë seks të paktën një herë në javë.” – tha ai.

    Shumica e terapistëve të seksit pajtohen se të bësh seks më pak se 10 herë në vit është një arsye e mjaftueshme për të etiketuar martesën/bashkëjetesën ose raportin tuaj si një marrëdhënie pa seks.

    Megjithatë, mungesa e seksit nuk do të thotë që lidhja është në telashe, sipas ekspertëve. Seksi mund të jetë një nga mënyrat në të cilën çiftet shprehin dashurinë dhe dëshirën e tyre për njëri-tjetrin, mungesa e seksit nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni drejt një ndarjeje, megjithëse është diçka që duhet vlerësoni.

    Dr. Kerner thotë, „Seksi duket se po shkon me shpejtësi në fund të listës ‘gjëra për t’u bërë’ të njerëzve; por, sipas përvojës sime, kur çiftet ndalojnë marrëdhëniet seksuale, marrëdhëniet e tyre bëhen të cenueshme nga zemërimi, shkëputja, pabesia dhe, në fund të fundit, divorci. Unë besoj se seksi ka rëndësi: është ngjitësi që na mban së bashku dhe, pa të, çiftet bëhen ‘miq të mirë’ në rastin më të mirë, ose ‘shokë dhome që zihen’ në rastin më të keq.”

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...