-2.4 C
Priština
More

    A bën të përdorni kremin për rrezitje nga viti i kaluar

    spot_imgspot_img

    Kremrat për rrezitje zvogëlojnë efektin pas tre vjetësh, mirëpo vetëm në rastet kur nuk i keni hapur.Me siguri ju ka mbetur e pashpenzuar nga viti i kaluar kremi për rrezitje me faktorin mbrojtës.

    Ndonjëherë nuk është e shëndetshme të përdoren vitin e ardhshëm. Ja se si do të dini se a bën ta përdorni.

    Shikoni afatin e qëndrueshmërisë

    Kremrat për rrezitje zvogëlojnë efektin pas tre vjetësh, mirëpo vetëm në rastet kur nuk i keni hapur. Shumica e produkteve përmbajnë konservanse të cilat do të ndikojnë edhe pas kalimit të afatit, mirëpo nuk do të kenë forcë të madhe mbrojtëse me rastin e ekspozimit në rreze të diellit.

    Mos i përdorni shishet e hapura

    Nëse vitin e kaluar vetëm disa herë keni përdorur kremin tuaj me faktorin mbrojtës dhe nuk ua keni ekspozuar rrezeve të diellit dhe temperaturave të larta, mundeni pa problem ta përdorni.

    Nëse ka qëndruar në vend të nxehtë dhe të lagësht me muaj të tërë, hidheni poshtë – vapa mund të shkatërrojë përbërësit të cilët kanë funksionin mbrojtës nga rrezet e diellit. Do ta dini që preparati më nuk është i përdorshëm edhe nëse vëreni që ka ndryshuar ngjyrën ose është forcuar.

    Vendi i përshtatshëm për ta ruajtur

    Mbani preparatet për mbrojtje nga rrezet e diellit në vend të ftohtë dhe të errët – assesi në banjë ku ka lagështi dhe krijohet nxehtësi pas bërjes dush gjë që me siguri nuk janë kushte të përshtatshme.

    Ju propozojmë që të vendosni kremrat në qese plastike me mbyllës dhe që t’i mbani në dollap.

    Shpenzojeni!

    Po të blini preparatin për rrezitje në fillim të verimeve dhe e përdorni pjesën e mirë të sasisë me rastin e çdo lyerjeje, shpenzojeni derisa të ktheheni në shtëpi.

    Doktorët rekomandojnë sasinë prej 30 gramësh të losionit për tërë verën. Nëse përdorni spreje, duhet të spërkatni derisa të përfshini tërë sasinë e lëkurës.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...