-0.3 C
Priština
More

    Ushqimet që ndihmojnë në ndaljen e rënies së flokëve pasi e kaloni Coronavirusin

    spot_imgspot_img

    Pas shërimit nga COVID-19, shumë njerëz janë përballur me problemin e rënies së flokëve.Mungesa e lëndëve ushqyese dhe prania e infeksionit të COVID-19 në trupin tuaj mund të shkaktojë humbjen e flokëve.

    E një dietë e shëndetshme mund të zgjidhë këtë problem që është aktual tek shumë persona. Më poshtë keni ushqime që duhet t’i shtoni në menynë tuaj në mënyrë që të keni flokët tuaj të shëndetshme dhe me shkëlqim.

    Vezët

    Të verdhat e vezëve janë të pasura me yndyra të shëndetshme dhe proteina. Ata janë plot me biotinë, dhe vitaminë B që nxisin rritjen e flokëve. Nga ana tjetër, mungesa e biotinës mund t’i bëjë flokët tuaj të brishta.

    Spinaqi

    Spinaqi është një burim i pasur i vitaminave A, K, E, C, B, ai po ashtu përmban edhe mangan, zink, hekur, acide yndyrore dhe omega 3 që e mbajnë skalpin tuaj të shëndetshëm. Këto vitamina përmirësojnë nivelet e kolagjenit dhe keratinës dhe përshpejtojnë procesin e rritjes së flokëve.

    Avokado

    Avokadot janë të mbushura me yndyra të pangopura, acide yndyrore dhe vitaminë E të cilat ushqejnë flokët dhe i bëjnë ato të shkëlqyeshëm dhe të fortë. Ky fryt i shëndetshëm është i pasur me proteina dhe me vitamina B.

    Farat e vajit

    Farat e vajit janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm mineralesh si fosfori, kalciumi dhe proteina. Të gjitha këto inkurajojnë rritjen e flokëve dhe i bëjnë ato më të forta. Këto fara mund të shtohen lehtësisht në dietën tuaj të përditshme.

    Limoni

    Limoni ka një përqendrim shumë të lartë të vitaminës C, e cila ndihmon në ndërtimin e kolagjenit. Kolagjeni ndihmon që flokët tuaj të rriten si dhe ndihmon trupin tuaj për të thithur hekur që forcon lëkurën e kokës, shkruan indianexpress.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...