-0.3 C
Priština
More

    Gjashtë sinjalet e trupit të cilat nuk duhet t’i injoroni kurrë

    spot_imgspot_img

    Angazhimet e përditshme dhe shqetësimet e shpeshta janë të tilla që të humbasin mendjen edhe në rastet kur bëhet fjalë për shëndetin.
    Dhimbjet e përsëritura të kokës anashkalohen duke pirë nga një paracetamol dhe dhimbjet e mesit i atribuohen ndryshimit të temperaturës.

    Ndoshta të paktë janë njerëzit që e kuptojnë nevojën urgjente për të shkuar tek mjeku në rast se keni dhimbje në kraharor, dobësi, marramendje apo humbje të shikimit.

    Kur vjen puna tek simptomat, nuk është aq e lehtë të dallosh nëse bëhet fjalë për progresin normal të plakjes apo një sëmundjeje që mund të jetë serioze.

    Rënia e papritur në peshë

    Nëse vëreni që po humbisni peshë krejt papritur edhe nëse nuk jeni duke u përpjekur për këtë gjë, atëherë natyrshëm duhet t’iu lindë dyshimi.

    Me kalimin e viteve, njeriu shton në peshë.

    Për pasojë, rënia e pashpjegueshme në peshë mund të tregojë një problem serioz.Kanceri për shembull, është një sëmundje që manifestohet me rënien në peshë.E njëjta gjë vlen edhe për tiroiden, SIDËN apo hepatitin C.

    Nishanet që ndryshojnë ngjyrë

    Një nishan që ndryshon ngjyrë, formë apo madhësi nuk duhet injoruar kurrë. Asnjëherë!

    Secili prej nesh duhet të kontrollojë gjendjen e lëkurës nga koka tek këmbët një herë në vit.

    Kanceri i lëkurës është shumë i përhapur dhe njerëzit shpesh ‘flenë mbi dafina’ pavarësisht nishaneve.

    Gjumi i tepërt

    Nëse flini më shumë se 9 orë në ditë, atëherë mund të jeni të prekur nga depresioni, inflamacioni kronik apo skleroza e shumëfishtë.Nëse ndiheni gjithmonë të lodhur, flini gjatë ditës dhe mbipeshë, atëherë gjumi i tepërt tregon praninë e narkolepsisë.

    Narkolepsia është një çrregullim i sistemit nervor qendror që shoqërohet edhe me haluçinacione.

    Kolla e vazhdueshme

    Nëse kolla zgjat më shumë se dy muaj, atëherë duhet të kuptoni se ka diçka që nuk shkon në organizëm.

    Mund të jeni prekur nga azma apo nga një sëmundje e refluksit acidik.

    Dhimbjet abdominale në pjesën e poshtme të anës së djathtë

    Nëse këto dhimbje zgjasin për ditë të tëra apo janë shumë të forta atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

    Këto dhimbje mund të tregojnë probleme me apendisitin që sigurisht nuk duhet injoruar në asnjë moment.

    Dhimbjet kronike

    Dhimbjet që zgjasin mbi 12 javë konsiderohen kronike dhe vetëm mjeku mund të përcaktojë shkakun e saj.

    Nuk është normale që të të dhëmbë trupi çdo ditë, prandaj duhet të shkoni tek mjeku.Trupi di të flasë, mirë, qartë dhe shkoqur. Të takon ty ta dëgjosh dhe të jesh i vëmendshëm.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...