-0.3 C
Priština
More

    Varësia: Ushqimi dizajnohet në atë mënyrë që nxit njerëzit të hanë më shumë se sa duhet

    spot_imgspot_img

    Njerëzit nuk janë në gjendje të ndalen edhe atëherë kur nuk janë të uritur, sepse për këtë është përkujdesur industria e ushqimit, thekson David Kesler, drejtori I dikurshëm I këshillit nacional për kontroll të ushqimit dhe ilaçeve, i cili ka kaluar shtatë vjet duke hulumtuar çfarë i shtynë njerëzit të hanë shumë.

    Sipas mendimit të tij, ushqimi plot yndyrë, sheqer dhe kripë  stimulon trurin në lirimin e dopaminës,  e kjo zgjon ndjenjën e kënaqësisë.  Për këtë para mendimit për ushqim shumë shpejt shfaqet dëshira, pa marrë parasysh shkallën e urisë, që të çon kah varësia.

    Këtë më së miri e tregon shembulli i atyre personave që sipas natyrës nuk janë ‘gurman’. Yndyra, sheqeri dhe kripa në fakt ndërrojnë strukturën kimikale të trurit dhe e shtyjnë ‘ ngrënien e kondicionuar’.

    ‘Andaj në vend të kënaqësisë, ushqimi dizajnohet në atë mënyrë që të shtyn të hash më shumë sesa duhet. Për shkak të lirimit të dopaminës shfaqet në ndjenjë kënaqësie, për shkak të së cilës nuk jemi në gjendje të ndalojmë duke ngrënë. Përveç kësaj kushtet për ushqim ekzistojnë çdo kund, ushqimin në parim e kemi shndërruar në argëtim’, thekson David Kesler.

    Ai mendon që dietat nuk mund të jenë të ndikueshme, sepse vendosen ‘një rreth i caktuar i trurit’ në të cilin sjellja bëhet e kondicionuar, përkatësisht gjithmonë jemi të gatshëm të reagojmë në çfarë do lloj ushqimi. Për këtë edhe në se ky ushqim për shkak të dietës ndalohet për dy muaj apo tre, pas thyerjes në regjimin e vjetër të të ushqyerit, rrathët e kondicionit të trurit përsëri aktivizohen, ndërsa epilogu i të gjithë kësaj është kthimi i kileve të më parme .

    Që të dilni nga ky rreth magjepsës, të varurit nga ushqimi duhet të ndërrojnë qasjen nga ato që e shtyjnë të hajë. Secili personalisht duhet të vërë disiplinë para ushqimit dhe të zbulojë çka i përshtatet. Kjo është më shumë në bazë psikologjike, dhe duhet të ndalet ‘dialogu i brendshme’ në temën e ushqimit të preferuar , në fakt duhet të ndalni aktivizimin e stimulimit të trurit. Zgjidhje mund të jetë edhe ndryshimi i menysë , duke futur sende ushqimore të freskëta, pjata më të vogla, rekomandon Kesler. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...