-0.8 C
Priština
More

    6 këshilla për duar të buta dhe përjetësisht rinore

    spot_imgspot_img
    1. Përdorni gjithmonë krem mbrojtës

    Padyshim, një nga këshillat më të rëndësishme për t’i mbajtur duart gjithnjë të reja është përdorimi i kremit kundër diellit, i cili na ndihmon të shmangim njollat e errëta dhe madje edhe kancerin. Dermatologët sugjerojnë që ta aplikoni në duar 30 minuta para se të dilni dhe sidomos gjatë një dite të nxehtë në plazh, ta riaplikoni përsëri gjatë ditës.

    1. Përdorni doreza gjatë punëve të shtëpisë

    Përdorimi i dorezave është një mënyrë për t’i mbajtur duart tuaja të sigurta nga dëmtimet që mund të shkaktojnë detergjentë të ndryshëm apo procese pune si kopshtaria etj.

    1. Eksfolioni duart

    Në mënyrë që lagështia të depërtojë në lëkurë, është e rëndësishme të hiqni „lëkurën e tepërt“ para se të hidratoni duart. Me një sfungjer të butë, mund të masazhoni butësisht lëkurën me lëvizje rrethore.

    1. Hidratoni lëkurën

    Gjithmonë mbani me vete një krem hidratues dhe përdoreni rregullisht. Kjo është një nga këshillat më të mira për të siguruar lëkurë bebi.

    1. Kushtojini vëmendje të veçantë kutikulave tuaja

    Një mënyrë për të ndryshuar në mënyrë drastike pamjen e duarve tuaja është duke kuruar kutikulat. Ju mund ta bëni këtë duke përdorur produkte speciale hidratuese, apo edhe vaj ulliri.

    1. Kujdesi për thonjtë

    Thonjtë e mirëmbajtur duken gjithnjë mirë. Nëse hani thonjtë, përpiquni ta largoni këtë ves.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...