5.5 C
Priština
More

    6 hapa të rëndësishëm nëse doni buzë të plota

    spot_imgspot_img

    Nëse për një arsye apo një tjetër keni vendosur të mos i bëni buzët, por në të njëjtën kohë po vdisni për t’i patur pak më të plota, ka shpëtim për ju. Buzët e plota mund të bëhen edhe në kushte shtëpie, sigurisht për një kohë të shkurtër, por ja vlen përpjekja!

    1. Lapsi ngjyrë nude bën magjira

    Para se të përdorni çdo lloj pigmenti duhet fillimisht të vendosni një laps ngjyrë nude. Ai jo vetëm e bën buzëkuqin më të qëndrueshëm por krijon dhe bazën e duhur që ai të duket mirë.

    1. Përdorni menten

    Çdo balsam buzësh me përmbajtje menteje do t’u japë atyre një pamje të fryrë. Për më tepër, kjo mentja përmirëson dhe qarkullimin e gjakut.

    1. Konturimi bën punë

    Teknika shumë e njohur e konturit ndihmon që buza e poshtme të duket më e plotë.

    1. Vijëzoni konturin

    Përdorimi i lapsit për të bërë konturin funskionon, por vetëm nëse e bëni në mënyrë të tillë që të mos duket.

    1. Shmangni ngjyrat e errëta

    Duhet të jeni të kujdesshëm gjatë aplikimti madje mundësisht t’i eliminoni këto nuance. Një buzëkuq i errët e sheshon pamjen tuaj duke humbur efektin e plotë të tyre.

    1. Mos harroni shkëlqyesin!

    Atij shkëlqyesit rozë ose pjeshke që keni përdorur kur keni qenë të vogla i ka ardhur koha ta nxirrni nga sirtari. Pak dritë dhe ndriçim jep idenë e buzëve shumë të hidratuara.

    Burimi: Marie Claire

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...