-2.1 C
Priština
More

    Si të ndaloni ngrënien e thonjve?

    spot_imgspot_img

    Shprehi e shëmtuar, por duket sikur nuk mund ta mundni. Nuk do t’ju themi të veni piper në thonj, por disa këshilla duhet t’i dëgjoni. Më e rëndësishmja është të mundi veten.

    Ata që i hanë thonjtë këtë e bëjnë shpesh nga nervoza e brendshme, stresi dhe kjo duket ndikon njëlloj sikur  tek duhanpirësit cigarja, pas disa orësh pauzë. Por këtë duhet ta ndalni, sepse nuk dëshironi dukje të pashëndetshme të gishtave.

    Çka është problemi?

    Në ditët në vazhdim vëmendje të vaçante jepini kohës kur i ‘hani’ thonjtë, në çfarë situatash, çfarë ju shtyn ta bëni, çfarë ju ka nervozuar. Kur ta zbuloni ‘prerësin’, duhet të gjeni mënyra që ta eliminoni ose ta kontrolloni.

    Përgatituni

    Ju nevojitet që shprehinë tuaj ta zëvendësoni me një tjetër. Kjo është mënyra më pak e dhimbshme. Sigurisht, me diçka më të shëndetshme. Mbani me vete një mini set për manikyr, dhe kur ju kap dëshira për ti ngrënë, ndaluni dhe më mirë rregullojini thonjtë me limë apo prerëse thonjsh. Mbani edhe krem për dezinfektim dhe hidratim. Disave iu ndihmon topi kundër stresit.

    Ngrënia

    Me parë hani pemë të thata të shëndetshme, fik apo keksa intergrale sesa thonjtë. Mbani njelmësira të shëndetshme gjithmonë në çantëdhe  le të jenë aty për periudhën e nervozes dhe ngrënies së thonjve.

    Ushtrimet

    Pasi që thonjtë i hamë në shumicën e rasteve për shkak të nervozes dhe stresit, hidhuni ushtrimeve. Kjo do ju tërheq vëmendjen, ndërsa me djersë do të hiqni edhe energjinë negative. Gjithçka është për shkak të shprehisë. Nëse në ngrënie të thonjve harroni për disa kohë, kjo shprehi e shëmtuar më nuk do ju kthehet.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...