4.5 C
Priština
More

    Burger me panxhar, shpejt dhe shëndetshëm

    spot_imgspot_img

    Receta e burgerave vegan me panxhar krijon një shije të ëmbël. Ajo do t’ju bëjë të zëvendësoni burgerat tradicionalë. Ky është një vakt i pasur për veganët dhe vegjetarianët, por dhe për ata që duan të ushqehen shëndetshëm dhe lehtë.

    Përbërësit: 500 gr panxhar të zier, 200 gr quinoa të zier mirë, 80 gr vaj ulliri, 1 qepë të vogël të prerë imët, 1 lëkurë limoni, 1 lugë gjelle arra, 1 lugë gjelle lajthi, ½ lugë çaji spec djegës, hudhër, kripë, piper, pak majdanoz, kopër dhe mendërz.

    Përgatitja:

    Në fillim, ziejmë panxharin në një enë deri sa të zbutet.

    Ndërkohë, vendosim në multi–mikser vajin e ullirit, quinoa, arra, lajthi, kripë, piper, majdanoz, kopër, mendërz, lëkurën e limonit, hudhër, specin djegës dhe qepën.

    Masën e përzier në mikser e bashkojmë me panxharin e zier në një enë të pastër.

    I përziejmë mirë me njëri-tjetrin. Më pas lyejmë duart me vaj dhe nisim të formojmë burgerat sipas madhësisë që dëshirojmë.

    Vendosim një tigan në zjarr dhe i skuqim me pak vaj ulliri. I kalojmë nga të dyja anët deri sa të kenë marrë një shtresë në ngjyrë më të errët. I shërbejmë menjëherë.

    Burimi: Albanianpost.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...