Shtrëngim i teshtitjes mund të shkaktojë sëmundje kronike si ftohjet, rinitisi…
Suspendimi i shpeshtë i shtytjeve (nevojave) natyrore nuk është i mirë dhe mund t’ju shpie deri te çrregullime të ndryshme. Më e mira që mund të bëjmë për shëndetin tonë është të dëgjojmë veten, trupin tonë dhe nevojat tona. Ayurveda thekson 13 nevojat themelore natyrale, shtrëngimi i të cilave çrregullon shëndetin dhe baraspeshën psikofizike.
Shtytjet (nevojat) tona natyrore shpesh i shtrydhim për arsye të shumta. Sinjalet trupore të cilat shpesh i anashkalojmë, janë vetëm udhwrrwfyes natyrorë deri tek realizimi i baraspeshës. Duhet të hamë kur jemi të uritur, të pijmë kur jemi të etur, të flejmë rregullisht në kohën kur natyra e ka caktuar për gjumë.
Pagjumësia çon deri tek çrregullimet psikike
Shtrëngimi i urinës – shtrëngimi i shpeshtë i kësaj nevoje mund të shkaktojë dhimbje të kokës, dhimbje të kanalit urinar, gurë në urinë, kallje të traktit urinar dhe komplikime tjera.
Shtrëngimi i nevojës për zbrazje- mund të sjellë deri tek paraqitja e dhimbjeve, gazrave dhe fryrje të barkut, kapsllëk, shtrëngime dhe kokëdhembje.
Shtrëngime të gazrave – këtë dukuri shpesh kemi nevojë ta ndalim, e ndalesa e gjatë e saj mund të ketë pasoja jo të këndshme si dhimbje, fryrje, shtrëngime të ndryshme në abdomen por edhe lodhje dhe shtrëngim të zemrës.
Shtrëngimin e farës– përveç dhimbjeve në pjesën e organeve gjenitale, mund të shkaktojë edhe lodhje, vështirësi gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje në kraharor, lodhje, dhe pengesa psikike.
Ndalimi i të vjellës– trupi ynë ka nevojë natyrore që t’i largojë gjërat e dëmshme nga trupi ynë. Nëse kjo nevojë anashkalohet, në trup përhapen toksina (Ama) të cilët shkaktojnë çrregullime dhe sjellin sëmundje. Shtrëngimi i kësaj dukurie sjell deri të çrregullime të panumërta – marramendje, ënjtje, anemi, mundim.
Shtrëngimi i teshtitjes– teshtitja është mënyra natyrale e pastrimit të hundës. Ndalimi i shpeshtë i kësaj dukurie mund të shkaktojë sëmundje kronike si ftohja, rinitisi, kallja e sinuseve, kokëdhimbja por edhe sëmundje të organeve të frymëmarrjes.
Shtrëngimi i gogësimës– kjo fjalë tek shumëkush shkakton gërdi, por nevojat tona natyrale janë të natyrshme, dhe kjo thjeshtë është kështu. Lukthi është ‘tenxhereja’ ynë në të cilin me ndihmën e zjarrit të tretjes, ziejmë dhe tresim gjithçka që fusim në organizëm. Shtrëngimi i kësaj dukurie mund të na shkaktojë lemzën , por edhe të sjellë deri tek çrregullime serioze si dispnea, kolla, dhe humbja e oreksit.
Shtrëngimi i ‚hapjes së gojës‘– Shtrëngimi i kësaj dukurie sjell deri tek sëmundja e syve, fytit, hundës dhe gjithashtu sjell deri tek shtrëngimet dhe dridhja.
Mbajta e gjendjes së urisë – sa herë e kemi ndjerë urinë dhe nuk jemi ndjerë rehat, kemi pasur nervozë, dhimbje në bark, marramendje? E jemi të sigurtë që kjo na ka ndodhur shumë herë. Suspendimi i të ushqyerit mund të çrregullojë sistemin imunitar dhe të na shpie deri tek sëmundje të ndryshme, të shkaktojë rraskapitje dhe të na shpie tek thyerja psikike.
Shtrëngimi e etjes – e dimë mirë sa i rëndësishëm është uji për organizmin tonë. Elementi themelor në trupin e njeriut është uji. Përveç thatësisë së buzëve dhe gojës, etja shkakton thatësinë e gjithë trupit, i than lëngjet tona jetësore dhe të gjitha indet e kështu në fund, suspendimi i gjatë mund të shkaktojë edhe shurdhim por edhe pengesa në zemër.
Shtrëngimi i të qarit – përveç nëse flasim për irritime për shkak të të cilave sytë tonë dijnë të lotojnë, e qara tek njerëzit është e lidhur me emocionet. Njeriu qan nga gëzimi dhe hidhërimi. Për këtë nuk duhet ta ndalim, por ta lëmë trupin që ta bëj të vetën sepse ne jemi lidhja e trurit, shpirtit dhe trupit. Shtrëngimi i kësaj nevoje mund të sjellë deri tek sëmundja e syve, rinititis, çrregullime psikike, pagjumësi, marramendje, dhe pengesa në tretje të ushqimit.
Shtrëngimi i frymëmarrjes – ndalimi i frymës, dhe frymëmarrja e shpejtë shkaktohet në rast të ndonjë aktiviteti apo habie, mbajtja e befasishme e frymës apo mbajtja për një kohë më të gjatë, janë çrregullime të lidhura me frymëmarrjen. Shtrëngimi i nevojave natyrale për marrje të energjisë e cila qarkullon në trupin tonë dhe qendën e vitalitetit, zemrës, përveç çrregullimeve të shumta duke përfshirë edhe atë të zemrës, mund të sjellë deri tek vdekja.
Ndalimi i gjumit – duhet të flasim për atë sa i nevojshëm është gjumi për njeriun? Pa pushim të rregullt, nuk ka as shëndet. Nëse kemi problem me periudhe të gjatë të pagjumësisë dhe përdorim stimulues, atëherë edhe më keq i bëjmë trurit dhe trupit. Ndalimi i gjatë i gjumit sjell deri tek çrregullimi i tretjes, sëmurjes së organeve të ndjeshme dhe deri tek çrregullimet psikike. /kosovarja.ch/